Mircea Geoana, zëvendës-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se ka biseduar me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ka thënë se nëse rrezikohet stabiliteti në veri, KFOR është i gatshëm për të intervenuar.
“Kam folur me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, për situatën në Kosovë. KFOR-i me kujdes situatën dhe mbetet në gatishmëri për të intervenuar, sipas mandatit nga Kombet e Bashkuara, nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.











