Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë kërkuan biznesmenët Gaz Demi dhe Astrit Çitaku krah Sami Lushtakut në Libi? Ky i fundit nuk i përfshiu askund në njoftim

28/01/2026 - 13:01
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë kërkuan biznesmenët Gaz Demi dhe Astrit Çitaku krah Sami Lushtakut në Libi? Ky i fundit nuk i përfshiu askund në njoftim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Online Veriu.info ka publikuar sot pamje ekskluzive të vizitës së Sami Lushtakut në Libi, ku ai arrin në aeroport me “privat jet” shoqëruar nga biznesmenë kontravers, siç është Gaz Demi nga Shqipëria, president i klubit të futbollit Partizani atje.

Kjo vizitë është realizuar javë më parë, por vetëm pas publikimit të pamjeve nga Veriu.info, Sami Lushtaku ka vendosur të publikojë pamje nga takimi me gjeneralin kontravers libian Feldmarshall Khalifa Belkasem Haftar, i cili ka mbështetje të fuqishme nga Rusia konkretisht nga presidenti rus Vladimir Putin.

Por ajo që bie në sy nga ky udhëtim janë shoqëruesit e Lushtakut atje, biznesmenë kontravers siç është Gaz Demi, president i klubit të fubollit Partizani, i afërt me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën.

Përveç Demin, Lushtaku në këtë udhëtim është shoqëruar edhe nga biznesmeni nga Skenderaj, Astrit Çitaku, pronar i kompanisë së ndërtimit “Andrra Residence”.

Por Lushtaku çuditërisht ka vendosur që shoqëruesit e tij biznesmenë të mos i përfshijë në postimin e tij, por të njëjtit duken qartë në pamjet e pbulikuara nga Veriu.info teksa zbresin nga “private jet”.

Teksa zbresin në aeroport, Lushtaku dhe shoqëruesit e tij priten nga vetura luksoze me xhama të zinj e pa tabela.

Kjo vizitë dhe fshehja e biznesmenëve nga njoftimi publik, ngre dyshime të shumta mbi atë se cili ishte qëllimi i kësaj vizite, në një pjesë të territorit libian që kontrollohet nga gjenerali kontravers që kontrollon fusha të shumta të naftës atje.

Nëse shtojmë këtu edhe faktin që Lushtaku publikoi pamje nga takimi, vetëm pasi Veriu.info publikoi ekskluzivisht pamje nga arritja e tyre atje, atëherë lindin dyshime akoma më të mëdha mbi arsyen e vërtetë të vizitës.

https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/03/161e02b9fe38511b1e1fee54bb290bd1.mp4

Veriu.info ka tentuar të marrë përgjigje nga zëdhënësi i komunës së Skenderajt për qëllimin e vizitës, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Veriu.info nga ka marrë përgjigje as nga biznesmeni Astrit Çitaku i pyetur se për çfarë arsye e ka shoqëruar kryetarin e Skenderajt në këtë takim.

“Cfar lajmi? Pse duhet me dite? Une ne Prishtine ndertoj ne Skenderaj e kam kry!”, ishte “pergjigja” e vetme e Çitakut.


Biznesmeni Gaz Demi, teksa zbret nga aeroplani

 


Biznesmeni Astrit Çitaku, Andrra Residence

JU REKOMANDOJMË

KQZ shpërndan rreth 50 mijë pako me fletëvotime për diasporën në ditën e parë të votimit me postë

KQZ shpërndan rreth 50 mijë pako me fletëvotime për diasporën në ditën e parë të votimit me postë
22/05/2026 - 21:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë rreth 50 mijë pako individuale me fletëvotime për votuesit me postë për zgjedhjet e 7 qershorit, brenda një dite nga nisja e...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT | Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë

LAJMI I FUNDIT | Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë
22/05/2026 - 21:25

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë, duke premtuar mbështetje, siç u premtoi ai “me të...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ibrahim Rugova qau kur mori lajmin për aktakuzën nga Haga

Haradinaj: Ibrahim Rugova qau kur mori lajmin për aktakuzën nga Haga
22/05/2026 - 21:10

Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga momentet më të rënda politike dhe emocionale të pasluftës në Kosovë, duke treguar se si ish-presidenti Ibrahim Rugova e përjetoi aktakuzën që...

Më shumëDetails

Mesazh mashtrues në emër të Policisë – Qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë në linke të dyshimta e të mos japin të dhëna personale

Mesazh mashtrues në emër të Policisë – Qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë në linke të dyshimta e të mos japin të dhëna personale
22/05/2026 - 21:06

Policia e Kosovës, ka thënë se, tek qytetarët është shpërndarë një mesash mesazh mashtrues në emër të Policisë. Në reagim, policia kërkon nga qytetarët që të mos klikojnë...

Më shumëDetails

“Ky është budallallëk, krijon përtaci”, Gega thotë se punëtorët humbasin rrogën 700 euro për 100 euro social të shtetit

“Ky është budallallëk, krijon përtaci”, Gega thotë se punëtorët humbasin rrogën 700 euro për 100 euro social të shtetit
22/05/2026 - 21:01

Arben Gega, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe konceptin e tyre për shtresën sociale dhe sektorin privat. Gega këtë e...

Më shumëDetails

Ndarja e 100 eurove, Bojaxhi: Ndihmë kryekëput për qëllime politike

Ndarja e 100 eurove, Bojaxhi: Ndihmë kryekëput për qëllime politike
22/05/2026 - 20:49

Faruk Bojaxhi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se ndarja e 100 eurove është ndihmë e bërë kryekëput për qëllime politike. Në emisionin Tempus në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë