Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Albin Kurti po amniston korrupsionin, keqperdorimet dhe keqmenaxhimin në shëndetësi

10/08/2022 - 19:05
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Haxhiu: Albin Kurti po amniston korrupsionin, keqperdorimet dhe keqmenaxhimin në shëndetësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit Albin Kurti për gjendjen në shëndetësi, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Haxhiu ka thënë se Kurti po amniston korrupsionin, keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin në shëndetësi.

Deputeti Haxhiu ka përmendur takimin e Kurtit me bordin e ShSKUK-së të cilit auditori i ka gjetur shkelje të shumta.

Ai ka renditur gjetje të shumta në punën e këtij institucioni.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Albin Kurti po amniston korrupsionin, keqperdorimet dhe keqmenaxhimin në shëndetësi.
Ai në vend se kërkonte përgjegjësi dhe llogaridhënie nga Bordi i SHSKUK-së për mbi 12 milion euro korrupsion e keqpërdorimet në ShSKUK që auditori i prezanton në raportin për vitin 2021, paska takuar, diskutuar e dhënë mbështetje atyre që zyra e auditori kombëtar iu gjeti abuzime e keqperdorime me miliona euro hajni që nga blerjet e barnave e pajisjeve mjekësore e deri në transport të kufomave.

Sipas raportit të auditorit për ShSKUK në vitin 2021:
Në 61 raste në vlerë 7 milion e 864 mijë€, mungonte raporti i pranimit të mallit që do të duhej të përgatitej nga menaxherët e kontratave.

Në 17 raste në vlerë 1 milion e 759 mijë€, urdhër blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit dhe faturës.
Këto abuzime kanë ndodhur në furnizime mjekësore, furnizim me ushqim, sigurimin e automjeteve, karburant për vetura, furnizim me pastrim, sigurim fizik të objekteve etj.

Në 12 raste me vlerë 2,448,184€, faturat nuk ishin paguar brenda afatit ligjor. Po besoj tanimë e keni të njohur pse kanë ndodhur vonesat në pagesa brenda afatit ligjor, vetëm për hajni, bërja “pazar” në stilin tanimë të njohur të kësaj Qeverie, 20 mijë tani 10 mijë më vonë.

Hajni e keqpërdorim deri edhe në procedurat e prokurimit për transport të kufomave për “Shërbime funerali Covid -19”.

Albini Kurti në vend se të kërkonte llogari dhe përgjegjësi ju paska dhënë mbështetje abuzuesve dhe keqperdorueseve të parasë publike në shëndetësi në kuadër të ShSKUK-së.

Albin, a e di sa është rritur lista e pritjes për procedurat diagnostikuese dhe operacione prej se ke dërguar këtë Bord në SHSKUK?

A e di se në Kardiologji lista e pritjes nga 0-7 ditë, njerëzit tuaj e kanë rritur në një vit e gjysmë pritje për koronarografi.
A e di se Onkologjia ka qenë storie suksesi në orfim të shërbimeve edhe gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa njerëzit tuaj e shkatërruan dhe pacientët duhet të shkojnë për radioterapi në Maqedoni e Shqipëri dhe të presin nga 3-4 muaj.

A ka përgjigje pse në Mjekimin Intenziv Qendror në ShSKUK për dy vite nga 27 shtretër kapacitet janë zvogëluar në 21 shtretër, ndërsa në mungesë të një shtrati në sektorin publik, qytetarët duhet të paguajnë 1000 euro natën në sektorin privat apo jashtë vendit.

Për listat e pritjes në Ortopedi e Kirurgji Vaskulare si dhe klinikat tjera më mirë mos të pyes fare sepse aty janë rritur për 3 dhe 4 vite.

Albin, pse nuk shkove në SHSKUK me taku personelin shëndetësorë, me iu dhënë kurajo dhe me iu tregu se kur do të rriten pagat në shëndetësi?

Albin, mos ik prej profesionistëve shëndetësorë sepse janë kujdesë edhe për ty gjatë pandemisë COVID-19, takoj mjekët sepse tani ata kanë nevojë për kujdesin e shtetit, kanë nevojë me ua rrit pagat dhe me ua përmirësua kushtet e punës.

Vizitoje ShSKUK-në, shko shikoje katrahurën që kanë shkaktuar njerëzit që ti i ke emëruar në Bordin e SHSKUK-së, këta qe dje i takove.

A e diskutove raportin e auditorit për SHSKUK-në për vitin 2021, raportin për të cilin ju pyeta në Kuvend?

Pse nuk shkove në ShSKUK?
A u frikësove se po të ha “qeni tapall” që ke premtuar në fushatë se do t’a largosh, kurse vetëm këtë vit në tri raste qentë kanë sulmuar mjekët në oborrin e SHSKUK-së.

Përgjigju Albin, sa do të jenë pagat në shëndetësi me 1 shtator 2022?
Si mendon të ndalësh ikjen e trurit në shëndetësi?

JU REKOMANDOJMË

Sherr mes familjarëve në Pejë, përfundojnë në spital dhe polici pas përleshjes me grushte e shkopinj

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
22/06/2026 - 08:13

Një konflikt familjar ka eskaluar në dhunë fizike në Pejë, ku katër persona të së njëjtës familje dyshohet se janë përfshirë në një përleshje me grushte dhe mjete...

Më shumëDetails

Cilat janë punët më të paguara që askush nuk dëshiron t’i bëjë?

Cilat janë punët më të paguara që askush nuk dëshiron t’i bëjë?
22/06/2026 - 08:01

Në tregun e punës ekziston një paradoks që disa profesione ofrojnë paga të larta, por kanë vështirësi në gjetjen e punëtorëve. Arsyeja është e thjeshtë: pagat e ofruara...

Më shumëDetails

Ngritja e temperaturave, a do të rikthehet vendimi që kufizon orarin e punës?

Ngritja e temperaturave, a do të rikthehet vendimi që kufizon orarin e punës?
21/06/2026 - 22:19

Temperaturat e larta po kthehen, e bashkë me to edhe edhe rreziku për ata që janë më të ekspozuar në rrezet e diellit: punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë....

Më shumëDetails

Kajtazi: Mbase Dejona e di ku blihet narkotiku – baroni më i madh i drogës është anëtar i VV-së

Kajtazi: Mbase Dejona e di ku blihet narkotiku – baroni më i madh i drogës është anëtar i VV-së
21/06/2026 - 21:58

Analisti e gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar akuzat e Dejona Mihalit në drejtim të Përparim Ramës, duke potencuar edhe njëherë lidhjet e Lëvizjes Vetëvendosjes me anëtarë të botës...

Më shumëDetails

Publikohen fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

Publikohen fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka
21/06/2026 - 21:51

Detaje të reja dalin në lidhje me arrestimin e disa biznesmenëve, mes tyre Artur Shehu, të cilët dyshohet kishin ndërthurur mes tyre tregtinë e drogës dhe pastrimin e...

Më shumëDetails

Nis me shi dhe bubullima, parashikimi i motit për javën tjetër në Kosovë

Nis me shi dhe bubullima, parashikimi i motit për javën tjetër në Kosovë
21/06/2026 - 21:13

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, të cilat gjatë ditëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Befasi e frikshme pas mesnate në Bardhosh: Ia theu derën, hyri në dhomën e gruas dhe e puthi me zor, arratiset para Policisë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ndryshon pak/ Ky është çmimi i naftës për sot e nesër

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nis me shi dhe bubullima, parashikimi i motit për javën tjetër në Kosovë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë