Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Projektligji i buxhetit 2026 e përfshin edhe atë të Prishtinës

19/02/2026 - 15:31
në Ekonomi, Lajme
A A
Projektligji i buxhetit 2026 e përfshin edhe atë të Prishtinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me 10 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, Buxheti i Komunës së Prishtinës kaloi sipas rekomandimit të Ministrisë së Financave për shtimin e tabelës buxhetore për Komunën e Prishtinës.Ministri i Financave, Hekuran Murati shpjegoi para deputetëve anëtarë të këtij komisioni se rekomandimi i dikasterit me të cilin udhëhiqet parasheh pjesën tabelare për përditësim për komunën e Prishtinës dhe Shtimes.

“Siç kam sqaruar edhe në seancën e së hënës, pra sa i përket buxhetit të komunave të cilat nuk janë të përfshira në pjesën tabelare për arsye se janë vonuar pra qoftë në miratim apo qoftë në kompletim të procedurave dhe dorëzim të buxhetit tek Ministria e Financave, unë e kam sqaruar që nëse ato komuna arrijnë që në mes të dy leximeve pra para ditës së nesërme dhe para datës sot që po shqyrtohen në komision të plotësojnë të gjitha kërkesat, atëherë ne si ministri do t’i sjellim këto tabela të përditësuara dhe do t’i propozojmë që të shkojnë përmes si amandament përmes komisionit. Ajo çfarë mund të them është deri më tani pra aktualisht teksa po flasim, këtë proces e kanë përmbyllur komuna e Prishtinës dhe komuna e Shtimes. Prandaj rekomandimi i Ministrisë së Financave është që të përfshihen si pjesë e tabelave të buxhetit të ligjit për ndarje buxhetore, meqenëse edhe ditën e djeshme pra e kam marrë buxhetin nga komuna e Prishtinës, pra për dallim nga asaj çfarë thuhej në vazhdimësi nga kryetari i komunës që e ka dërguar buxhetin, në fakt procedurat tek ditën e djeshme janë përmbyllur dhe janë dorëzuar të gjitha tabelat ashtu siç edhe kërkohet”.

“Pra tash e kemi edhe komunën e Prishtinës edhe komunën e Shtimes të cilat i kanë përmbushur të gjitha kërkesat sa i përket përfshirjes në pjesën tabelare të buxhetit. Ndërkaq komuna e Zubin Potokut jam informuar që ditën e djeshme ka miratuar në kuvendin komunal buxhetin, megjithatë ende nuk ka arritur që të kompletojë procedurat pasuese. Kështu që duke marrë parasysh që ditën e sotme ne duhet t’i përmbyllim çështjet e amandamenteve, komuna e Zubin Potokut mbetet që të trajtohet sapo ta kompletojnë procedurën, e dorëzojnë njoftimin dhe buxhetin tek Ministria e Financave, me ç’rast pastaj ne si ministri e procedojmë në qeveri, mbledhje të qeverisë dhe nga qeveria vjen në kuvend dhe trajtohet si ndryshim-plotësim pra i shtohet ligjit të buxhetit tabela e Zubin Potokut. Por sa i përket Prishtinës, komunës së Prishtinës dhe komunës së Shtimes, këto komuna tashmë kanë përmbushur të gjitha detyrimet dhe janë të gatshme që të përfshihen. Prandaj rekomandimi i Ministrisë së Financave do të ishte që komisioni pra të propozojë si amandament tek pjesa tabelare pra përditësimin e tabelave të këtyre dy komunave ashtu siç janë miratuar në kuvendet komunale dhe janë dorëzuar tek Ministria e Financave”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së
03/11/2026 - 22:47

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e...

Më shumëDetails

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
03/11/2026 - 22:40

Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme në logjistikën e Policisë së Kosovës. Kësaj radhe, problemi lidhej me uniformat. Aty kërkohej që të...

Më shumëDetails

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
03/11/2026 - 22:30

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka akterë brenda Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që e shohin të...

Më shumëDetails

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen
03/11/2026 - 22:17

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka folur në emisionin Pressing lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke shprehur paqartësi për arsyen e kthimit të...

Më shumëDetails

Mbi 266 mijë automjete të importuara në Kosovë, vlera e tyre kalon 3 miliardë euro

Mbi 266 mijë automjete të importuara në Kosovë, vlera e tyre kalon 3 miliardë euro
03/11/2026 - 22:09

Kosova ka importuar 266,064 vetura dhe automjete transportuese gjatë periudhës 2021–2025 dhe janar–shtator 2026, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3.08 miliardë euro. Buxheti i shtetit ka përfituar...

Më shumëDetails

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vr’asjes

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vr’asjes
03/11/2026 - 22:02

Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momentet kur ajo kërkonte të dinte nëse duhej të kthehej në shtëpi. Përgjigjja e policit ishte pohuese,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë