Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, ka vizituar sot kompaninë e njohur HIB Petrol në kuadër të bashkëpunimit me institucionet publike, shkruan Veriu.info.
Lajmin e ka dhënë kompania HIB Petrol duke thënë se mbeten të angazhuar për bashkëpunim të hapur dhe operim në përputhje me standardet ligjore dhe praktikat e duhura të biznesit.
Njoftimi i plotë:
HIB Petrol mirëpriti vizitën zyrtare të Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet publike.
HIB Petrol mbetet e angazhuar për bashkëpunim të hapur dhe operim në përputhje me standardet ligjore dhe praktikat e duhura të biznesit.















