Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do t’ia mundësojë LDK-ja sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente? Flet Jehona Lushaku-Sadriu

21/02/2026 - 12:14
në Lajme
A A
A do t’ia mundësojë LDK-ja sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente? Flet Jehona Lushaku-Sadriu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se janë të gatshëm të marrin pjesë në konsultimet për zgjedhjen e presidentit, duke mos përjashtuar mundësinë që të dalin me një kandidat të vetin. Derisa kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë ditë afat për zgjedhjen e shefit të vendit, ajo thekson se i tërë procesi duhet të bazohet në dialog ndërmjet subjekteve politike dhe jo të shtyhen kandidatura të njëanshme.

Lushaku, në një intervistë për KosovaPress, nuk tregon nëse do t’ia mundësojnë ose jo Vjosa Osmanit edhe një mandat në krye të vendit. Sipas saj, zgjidhja optimale do të ishte arritja e një marrëveshjeje politike për një kandidat konsensual, i cili do të siguronte mbështetje të gjerë në Kuvend.

“Numrat janë të qartë në Kuvend, secili ka fuqinë e vet parlamentare. Partitë politike brenda parlamentit do të duhet të kenë një diskutim për postin e presidentit. Idealja do të ishte që të gjenim një president konsensual dhe ai të kalonte si rezultat i një marrëveshjeje politike që bëhet mes partive politike. Po, në bazë të fuqisë që kemi brenda parlamentit, ne mirëpresim çdo ftesë për të diskutuar për emra. Njëkohësisht, normalisht që kemi edhe ne emrat tanë që mendojmë t’i propozojmë si parti politike, por deri atëherë e presim fazën konsultative dhe pastaj të vendosim për emrat konkretë, se çfarë qëndrimi kemi… Jo, nuk ka pasur. Zyrtarisht as nuk ka, nuk jam e njohur që ka pasur ndonjë diskutim. Ne vërtet presim që konsultimet të jenë zyrtare, me ftesa zyrtare dhe publike dhe s’kemi asgjë për të fshehur. Ne i kemi disa kritere, normalisht që kërkojmë një person që respekton Kushtetutën dhe paraqet siguri për të gjitha grupet parlamentare”, thotë ajo.

Duke folur për kriteret që duhet të përmbushë presidenti i ardhshëm, Lushaku ka theksuar se kandidati duhet të jetë garant i respektimit të Kushtetutës dhe të ofrojë siguri institucionale për të gjitha grupet parlamentare.

Sa i përket mbështetjes eventuale ndaj presidentes aktuale, Vjosa Osmani, ajo ka theksuar se pa pasur kandidatura konkrete në garë, LDK nuk mund të shprehë qëndrim përfundimtar.

Osmani ka shprehur ambiciet për presidente, mirëpo ende nuk ka siguruar tridhjetë nënshkrimet e nevojshme për të zyrtarizuar kandidaturën e saj.

Megjithatë, Lushaku thotë se Osmani gjatë mandatit të saj si presidente, nuk ka pasur rol unifikues në raport me klimën politike.

“Për aq kohë sa nuk kemi emra konkretë, garë me emra konkretë, ne s’mund të japim qëndrime. Gjithsesi, posti i presidentit është tepër i rëndësishëm për secilën parti politike dhe për neve. Kështu që me përkushtimin më të madh do t’i japim kontributin tonë… Kur flasim për presidentin, flasim për postin e presidentit dhe nuk prejudikojmë kandidatura të asnjërit. Përgjatë viteve të kaluara kemi folur shpeshherë edhe për zonjën Osmani, për rolin e saj. E kemi kritikuar për aq kohë sa kemi menduar që nuk ka qenë gardiane e Kushtetutës ose edhe e klimës në mes të partive politike. Ka qenë e njëanshme… Ndërkohë që në mesin e LDK-së ka shumë personalitete, edhe jashtë saj ka pasur propozime emrash, të cilët ne në të ardhmen mund t’i përkrahim”, shton ajo.

Krahas kësaj, Lushaku ka kritikuar mazhorancën se miratuan buxhetin për vitin 2026 “me arrogancë votash”, ndërsa amendamentet e refuzuara, siç ka deklaruar, kishin të bënin me projekte në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Ajo ka shtuar se buxheti nuk përfshin as prioritetet e paralajmëruara nga kryeministri gjatë ekspozesë së tij në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se dokumenti financiar nuk reflekton as premtimet e bëra dhe as orientimin e kabinetit qeveritar.

“E para, me një arrogancë votash u miratua buxheti, duke refuzuar nga Grupi parlamentar i LDK-së 21 amendamente. Amendamente të cilat ishin të propozuara si projekte që janë në interes të qytetarëve. Ka pasur amendamente që kanë pasur të bëjnë me mësimin gjithëditor, që është në interes të nxënësve, të familjeve, të shkollave; është reforma më serioze që Prishtina e ka dëshmuar se mund të bëhet, është diçka reale dhe që prek vërtet jo vetëm cilësinë e arsimit, por edhe jetën e fëmijëve. Në anën tjetër kemi pasur amendamente që kanë të bëjnë me sistemin e shëndetësisë, me digjitalizimin, por edhe me përmirësimin e sistemit të shëndetësisë, duke ndërtuar një spital për kryeqytetin… Mos të harrojmë edhe të themi që ky projektbuxhet nuk i ka të përfshira as pretendimet ose premtimet që i ka dhënë vetë kryeministri në ekspozenë e tij përpara Kuvendit të Kosovës se çka do të ketë prioritet gjatë këtij viti. Nuk e ka as reflektimin e vetë kabinetit qeveritar. Është thënë që do të ketë rishikim”, deklaron ajo.

Duke folur për qasjen e LDK-së karshi Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, Lushaku ka theksuar se si parti opozitare do të vazhdojnë të ngrenë çështjet që preokupojnë qytetarët, pavarësisht peshës numerike në Kuvend.

Sipas saj, LDK do të paraqesë argumentet e saj si brenda sallës së Kuvendit, ashtu edhe jashtë saj, përmes mjeteve të ndryshme demokratike.

“Absolutisht po. Ne si parti në opozitë, normalisht që do t’i ngrisim çështjet të cilat kanë të bëjnë me shqetësimet e qytetarëve, dhe tash pjesa tjetër është se sa është fuqia jonë, por pavarësisht fuqisë sonë, zëri i arsyes dhe ngritja e argumenteve do të jetë gjithmonë, edhe brenda sallës së Kuvendit gjatë seancave, por edhe jashtë saj, përmes metodave të ndryshme. Do të shohim tani se sa qeveria do të jetë bashkëpunuese në kuptimin e adresimit të çështjeve, sa do t’i marrë parasysh komentet tona për ligjet e ndryshme që i sjell në Kuvend, por gjithsesi që do t’i përcjellim edhe publikisht, do t’i paraqesim në mënyrë transparente edhe brenda Kuvendit dhe jashtë saj”, përfundon Lushaku-Sadriu.

JU REKOMANDOJMË

Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)
21/02/2026 - 14:56

Më 2 mars të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës kishte zhvilluar një aksion,...

Më shumëDetails

Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe për sigurinë

Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe për sigurinë
21/02/2026 - 14:42

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Osmani tha se me të foli për zhvillimet politike dhe për sigurinë...

Më shumëDetails

Konflikti Iran-SHBA, DW: Europianët po reduktojnë personelin ushtarak në rajon

Konflikti Iran-SHBA, DW: Europianët po reduktojnë personelin ushtarak në rajon
21/02/2026 - 14:34

Prej javësh po spekulohet për një sulm amerikan kundër Iranit. Prandaj tani gjithnjë e më shumë shtete evropiane po reduktojnë personelin e tyre ushtarak në rajon dhe paralajmërojnë...

Më shumëDetails

“Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, Don Shan Zefi del me reagim pas deklaratës që nxiti reagime

“Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, Don Shan Zefi del me reagim pas deklaratës që nxiti reagime
21/02/2026 - 14:22

Të mërkurën radioja publike gjermane “Deutschlandfunk” publikoi një reportazh të gjatë mbi tensionet fetare në Kosovë. Në reportazhin rreth 20 minutësh, mediumi publik gjerman trajton se si grupet...

Më shumëDetails

​Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen e shtëpive

​Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen e shtëpive
21/02/2026 - 14:18

Komuna e Prishtinës i është bashkuar përpjekjeve të United Nations Development Programme (UNDP) në Kosovë, me qëllim rritjen e vetëdijes qytetare lidhur me rëndësinë e kursimit të energjisë...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që u godit nga i biri me sëpatë

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që u godit nga i biri me sëpatë
21/02/2026 - 14:12

Personi që u godit me sëpatë nga djali i tij i mitur në Gjilan është në gjendje stabile. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjekja kujdestare, Dafina Basholli....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    595 Shpërndaje
    Shpërndaje 238 Tweet 149
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    658 Shpërndaje
    Shpërndaje 263 Tweet 165
  • Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

    324 Shpërndaje
    Shpërndaje 130 Tweet 81
  • Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    901 Shpërndaje
    Shpërndaje 360 Tweet 225

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë