Martin Demichelis mund të emërohet trajner i Mallorcas.
Raportimet e fundit nga Spanja thonë se ish-mbrojtësi argjentinas është afër marrëveshjes me klubin nga La Liga, shkruan Indeksonline
Demichelis pritet të zëvendësoj të larguarin, Jagoba Arrasate.
Kujtojmë që 45-vjeçari së fundmi ishte trajner i Monterrey. Kurse në të kaluarën ishte pjesë e River Plate, Bayern Munchen ll dhe Bayern Munchen U19.
Kujtojmë që Mallorca është duke luftuar për mbijetesë – ku në 25 xhiro ka grumbulluar 24 pikë./Indeksonline/











