Liverpooli ka arritur fitoren e radhës në Premierligë.
Ata mposhtën West Hamin, me rezultat bindës 5-2 duke luftuar kështu për një vend në top 4-she.
Golat për Liverpoolin i shënoi Ekitike, Van Dijk, Mac Allister, Gakpo dhe autogol nga Disasi, ndërsa për West Hamin ishin Soucek dhe Castellanos.
Me këtë fitore, Liverpooli mbetet e 5-ta me 48 pikë, ndërsa West Hami e 18-ta me 25 pikë.














