Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Brenda tri ditëve çmimi i naftës u rrit për 22 cent, MINT konfirmon se ka pranuar dhjetëra ankesa nga qytetarët

05/03/2026 - 15:00
në Ekonomi, Lajme
A A
Brenda tri ditëve çmimi i naftës u rrit për 22 cent, MINT konfirmon se ka pranuar dhjetëra ankesa nga qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ende pa u shënuar një javë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, tregu i derivateve në Kosovë ka pësuar një goditje të menjëhershme, duke reflektuar rritje të ndjeshme të çmimeve në pikat e karburantit. Megjithëse lufta në rajonin e Lindjes së Mesme është në ditët e para, në tregun tonë vërehen lëvizje që po konsiderohen të paarsyeshme nga konsumatorët.

Nga vëzhgimet në terren, janë konstatuar rritje drastike të çmimeve brenda një kohe shumë të shkurtër.

Një shembull konkret i kësaj “stuhie” çmimesh është vërejtur në njërën nga pikat e karburantit në kryeqytet. Brenda vetëm 48 orëve, çmimi i naftës pësoi tri lëvizje të njëpasnjëshme: nga 1.13 euro të dielën, në 1.25 euro të hënën, për të kulmuar në 1.35 euro të martën.

Këtë situatë e ka përshkruar me shqetësim një qytetar, i cili i është drejtuar adresës së Insajderit. Ai tregon se si u përpoq të “paraprinte” shtrenjtimin, por u përball me një realitet absurd.

“Sapo i pashë zhvillimet në lajme, thashë të shkoj ta mbush veturën plot, sepse e di që tek ne mezi presin të përfitojnë. Beso ose jo, të dielën e kam mbushur me 1.13 euro në pompën ku furnizohem zakonisht, të hënën çmimi shkoi në 1.25 euro, ndërsa të martën arriti në 1.35 euro”, tha ai për Insajderin teksa shtoi se rritje për 22 cent i duket absurde.

Në anën tjetër, një qytetar tjetër i cili tashmë ka dorëzuar ankesë zyrtare, ngre dyshime mbi këto çmime të fryer përnjëherë.

“Kjo ngritje e çmimit nuk është aspak normale. Dihet që rezervat aktuale i kanë blerë me çmime shumë më të lira para se të niste kriza. Është thjesht përfitim mbi kurrizin tonë dhe shpresojmë që shteti të marrë masa”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë situatë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur procedurat e verifikimit. Deri më tani, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka pranuar rreth 25 ankesa nga qytetarët, të cilat janë në proces të trajtimit.

“Në të gjitha rastet kur konstatohet se ka shkelje të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse, inspektorët e tregut do të marrin të gjitha masat siç parashihen me legjislacionin në fuqi,” thuhet në përgjigjen e MINT për Insajderin.

Institucioni shton se mbikëqyrja e tregut po bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës, për të parandaluar praktikat e padrejta tregtare dhe për të mbrojtur interesin e konsumatorëve.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, Ministria ka nënshkruar dje (më 4 mars 2026) vendimin e ri për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës.

Përmes këtij akti, parashihet një intensifikim i pranisë së inspektorëve në terren për të siguruar që çmimet të jenë në përputhje me rregullat dhe për të ndaluar spekulimet në emër të krizës ndërkombëtare.

MINT ka siguruar qytetarët se mbetet e përkushtuar në luftimin e informalitetit dhe eliminimin e çdo rritjeje artificiale të çmimeve që dëmton sigurinë ekonomike të vendit

Ditë më parë, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, konfirmoi se zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë reflektuar menjëherë në tregun ndërkombëtar, e rrjedhimisht edhe në atë vendas.

Sipas tij, vetëm të hënën çmimi i naftës u rrit nga 1.18 euro në 1.25 euro, ndërsa benzina shënoi rritje nga 1.17 euro në 1.24 euro për litër.

JU REKOMANDOJMË

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së
03/11/2026 - 22:47

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e...

Më shumëDetails

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
03/11/2026 - 22:40

Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme në logjistikën e Policisë së Kosovës. Kësaj radhe, problemi lidhej me uniformat. Aty kërkohej që të...

Më shumëDetails

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
03/11/2026 - 22:30

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka akterë brenda Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që e shohin të...

Më shumëDetails

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen
03/11/2026 - 22:17

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka folur në emisionin Pressing lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke shprehur paqartësi për arsyen e kthimit të...

Më shumëDetails

Mbi 266 mijë automjete të importuara në Kosovë, vlera e tyre kalon 3 miliardë euro

Mbi 266 mijë automjete të importuara në Kosovë, vlera e tyre kalon 3 miliardë euro
03/11/2026 - 22:09

Kosova ka importuar 266,064 vetura dhe automjete transportuese gjatë periudhës 2021–2025 dhe janar–shtator 2026, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3.08 miliardë euro. Buxheti i shtetit ka përfituar...

Më shumëDetails

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vr’asjes

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vr’asjes
03/11/2026 - 22:02

Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momentet kur ajo kërkonte të dinte nëse duhej të kthehej në shtëpi. Përgjigjja e policit ishte pohuese,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë