Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar dje me Rifat Jasharin. Por ai nuk ka lënë këtë ngjarje të shkoj vetëm në funksion të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së, por e ka kthyer bisedën me Rifat Jasharin në mesazh për fuqizimin e LDK-së, raporton Veriu.info.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e ka cituar një tregim të Jasharit për LDK.
Postimi i plotë:
“Tonë jemi bashkë. Bashkë jemi!
E para parti u kanë. U kanë lëvizje, u kanë LDK-ja.
7000 vetë kanë votu në Mynih. Une e kom rujtë sanakun. Janë gjinja gjallë. As s’jam shku me hongër bukë, veç një ujë. Në emër të Zotit, revolen se kom hjekë prej shoke, mos po ma vjedhë kush naj votë!”
Rifat Jashari, 5 mars 2026
Prekaz.













