Për më shumë se 10 vite, asnjë kryetar i PDK-së nuk kishte hyrë në odën e familjes Jashari në Prekaz për përvjetor, por as në rrethana të tjera. Asnjëherë nuk ishte bërë e ditur pse kishte ndodhur ftohja e marrëdhënieve mes tyre.
Por sot, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është mirëpritur në odën e Jasharajve nga baca Rifat, raporton Veriu.info.
Hamzën në këtë vizitë e kishin shoqëruar edhe deputetët e PDK-së, Rrahman Rama, mik shtëpie i familjes Jashari, dhe Sala Jashari, kushërirë e bacës Rifat.
Edhe pse me rastin e homazheve te varrezat ishte prezent, gjatë vizitës në odë nuk është parë kryetari i Skenderajt, që vjen nga PDK-ja, Sami Lushtaku.
Nuk dihet nëse Sami Lushtaku nuk ka dashur të shkojë në vizitë apo nuk ka qenë i mirëpritur.
Ndryshe, raportet mes Sami Lushtakut dhe familjes Jashari kishin nisur të ftohen pas publikimit në media të përgjimeve ‘Pronto’, por ftohja e tyre kishte kulmuar pas kandidimit dhe bërjes kryetar të Skenderajt të Bekim Jasharit.
Foto gjatë homazheve të sotme:















