Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çmimet e konsumit rriten 6% në shkurt krahasuar me një vit më parë

10/03/2026 - 16:20
në Ekonomi, Lajme
A A
Çmimet e konsumit rriten 6% në shkurt krahasuar me një vit më parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimet e konsumit në Kosovë regjistruan një rritje prej 6% në shkurt 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni mujor në shkurt ka qenë 0,6%.

Inflacioni vjetor sipas ASK-së kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (42,5 %); bileta të fluturimeve (39,0 %); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (33,4 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (16,8 %); pemë (16,4 %); mirëmbajtje dhe riparim të pajisjeve personale të transportit (15,1 %); mish (14,7 %); pushime të organizuara (13,2 %); shërbime ambulantore (9,6 %); shërbime hoteliere (9,5 %); kafe, çaj dhe kakao (9,3 %); peshq (8,0 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,4 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (6,7 %); kujdes personal (6,6 %); perime (6,4 %); pije alkoolike (6,4 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,1 %),; qumësht, djathë dhe vezë (5,6 %); mirëmbajtje dhe rregullim të vendbanimit (5,5 %); prodhime ushqimore (5,4 %); gjëra personale (5,2 %); bukë dhe drithëra (5,2 %); duhan (4,2 %); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3,9 %); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3,9 %); veshje (3,3 %); vajra dhe yndyra (3,1 %); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2,7 %); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6,4 për qind në IHÇK.

Rënie e çmimeve sipas ASK-së vërehet te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-7,6 %) me një ndikim prej -0,4 për qind në IHÇK.

Ndërsa inflacioni mujor prej 0.6% është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te kategoritë shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (24,4 %); perime (5,8 %); pemë (4,0 %); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (3,8 %); shërbime ambulantore (2,4 %); mish (2,4 %); shërbime hoteliere (1,9 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1,9 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1,7 %); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (1,5 %); pajisje shtëpiake (1,4 %); kafe, çaj dhe kakao (1,3 %); kujdes personal (1,3 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1,2 %); bukë dhe drithëra (0,6 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,1 për qind në IHÇK.

Gjithashtu sipas ASK-së, rënie e çmimeve thuhet se vërehet te kategoritë: bileta të fluturimeve (-18,2 %); energji elektrike (-4,3 %) dhe qumësht, djathë dhe vezë (-2,8 %) me një ndikim prej -0,5 për qind në IHÇK.

JU REKOMANDOJMË

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së
03/11/2026 - 22:47

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e...

Më shumëDetails

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
03/11/2026 - 22:40

Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme në logjistikën e Policisë së Kosovës. Kësaj radhe, problemi lidhej me uniformat. Aty kërkohej që të...

Më shumëDetails

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
03/11/2026 - 22:30

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka akterë brenda Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që e shohin të...

Më shumëDetails

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen
03/11/2026 - 22:17

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka folur në emisionin Pressing lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke shprehur paqartësi për arsyen e kthimit të...

Më shumëDetails

Mbi 266 mijë automjete të importuara në Kosovë, vlera e tyre kalon 3 miliardë euro

Mbi 266 mijë automjete të importuara në Kosovë, vlera e tyre kalon 3 miliardë euro
03/11/2026 - 22:09

Kosova ka importuar 266,064 vetura dhe automjete transportuese gjatë periudhës 2021–2025 dhe janar–shtator 2026, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3.08 miliardë euro. Buxheti i shtetit ka përfituar...

Më shumëDetails

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vr’asjes

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vr’asjes
03/11/2026 - 22:02

Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momentet kur ajo kërkonte të dinte nëse duhej të kthehej në shtëpi. Përgjigjja e policit ishte pohuese,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë