Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania që financoi VV-në shpërblehet me licencë 7-vjeçare për furnizim me kerozinë të Aeroportit pa kurrfarë tenderi

12/03/2026 - 09:36
në Kryesore, Lajme
A A
Kompania që financoi VV-në shpërblehet me licencë 7-vjeçare për furnizim me kerozinë të Aeroportit pa kurrfarë tenderi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës( CAA) i ka aprovuar kompanisë private EXFIS të drejtën e ofrimit të shërbimeve të furnizimit të aeroplanëve me kerozinë për një periudhë 7-vjeçare, përkatësisht nga 1 janari 2026 deri më 31 dhjetor 2032, pa iu nënshtruar konkurrencës në tregun e derivateve, raporton portali FrontOnline.

Sipas dokumenteve që posedon portali Front Online vendimi është nënshkruar nga u.d i drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Arianit Islami, më 30 dhjetor 2025, ku ceket se kompania EXFIS Sh.P.K është aprovuar si ofrues i shërbimeve për tokë për palë të treta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Lista e shërbimeve të aprovuara nga AAC për EXFIS janë: Organizimi dhe ekzekutimi i operimeve për mbushje dhe zbrazje të derivateve, duke përfshirë deponimin e derivateve dhe kontrollin e cilësisë dhe sasisë së derivateve.

Këtë dokument portali FrontOnline e ka siguruar nga Autoriteti bazuar në kërkesën për qasje në dokumente publike.

Kompania private “EXFIS” ka disa vite që ka monopol në furnizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me kerozinë dhe nga një biznes i tillë ka fituar dhjetëra miliona euro të hyra.

Sipas pasqyrave financiare të kompanisë “EXFIS” për vitin 2024, kjo e fundit ka deklaruar rreth 13.5 milionë euro fitim neto, përderisa fitimi i saj neto në vitin 2023 kishte qenë 9.6 milionë euro.

EXFIS nuk përgjigjet, financoi VV-në në zgjedhje

Portali FrontOnline më 27 shkurt 2026 i ka dërguar pyetje kompanisë “EXFIS” në lidhje me aprovimin që ka marrë nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, ku është pyetur se a i janë nënshtruar konkurrencës për vazhdimin e monopolit të Aeroportit me kerozinë.

Por, të njëjtit për dy javë nuk janë përgjigjur në pyetjet e portalit FrontOnline.

Përndryshe, kompania “EX FIS” figuron në listën e financuesve të Lëvizje “Vetëvendosje” përgjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

“EX FIS”, figuronte me vlerën më të madhe të mallrave si donacion, duke ia dhuruar tashmë partisë në pushtet plot 9,534 euro.

Bujar Ejupi, i cili u largua nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës nga partia në pushtet (Lëvizja Vetëvendosje, kishte deklaruar se vazhdimisht po shantazhohet, sulmohet e po i bëjnë presion pasi raportoi keqpërdorimet që kishte gjetur në AAC që kur ishte emëruar në pozitën e drejtorit.

Dyshohet se kërcënimet në drejtim të Ejupit kishin të bënin “monopolin e kerozinës”.

“AAC ka raportuar thyerjen e ligjit për tarifat e kerozinës, si pasojë e së cilës janë përfituar mbi 2 milionë euro nga operatori ekonomik. Rasti është paraqitur menjëherë nga AAC në komisionin PPP, pasiqë kërkohen hapa të menjëhershëm për të ndaluar thyerjen e ligjit shumë vjeçar në ANP. AAC për herë të parë ka adresuar hapjen e tregut dhe ka sinjalizuar keqpërdorimin me monopolin e shitjes se kerozinës në aeroport“, ka shkruar Ejupi.

Uzurpimi i pompave në veri të Kosovës nga EXFIS

Pas financimit që i kishte bërë në fushatën e vitit 2020, kompania e derivateve “EX FIS”, në pronësi të afaristit Isa Muharremi, është përmendur edhe për uzurpimin e pompave të derivateve në veri.

“EX Fis” tentoi që t’i kapte pompat në zonat veriore të cilat po shfrytëzoheshin nga ‘Nis Petrol’, pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Veç pak ditë pas shpalljes publike të AKP’së, “EX FIS” është parë duke brenduar pompën pa u mbyllur afati.

Në rrjete sociale ishin ndarë fotografi të cilat dëshmonin se disa punëtorë të “EXFIS”-it kishin brenduar pompat para mbylljes së afateve.

Më pas, logot e “EXFIS” ishin larguar pasi AKP’ja kishte thënë se dhënia në shfrytëzim e pompave duhet të kalojë përmes prokurimit.

Në vitin 2021, Reporteri kishte raportuar se Kompania “Ex Fis” kishte përfituar mbi 10 milionë euro bruto gjatë viteve 2018 dhe 2019, nga monopoli për furnizim me kerozinë në aeroport, e që ia mundësonte kompania turke LIMAK e cila ka në koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Krejt kjo iu kushtonte qytetarëve të Kosovës me çmimet më të larta të biletave të fluturimit, krahasuar me vendet e rajonit, pasi që kerozina është pothuajse kostoja kryesore e një fluturimi për kompanitë avio-fluturuese.

JU REKOMANDOJMË

“Mu copëtua zemra …”, Nëna e Liridona Ademajt reagon për tragjedinë e Arlinda Zekajt

“Mu copëtua zemra …”, Nëna e Liridona Ademajt reagon për tragjedinë e Arlinda Zekajt
26/10/2026 - 15:41

Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023, ka shprehur ngushëllime për familjen e Arlinda Zekajt, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen, Presidentja ua dërgon deputetëve dhe kryeparlamentares vendimin për kthimin e tij në Kuvend

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
26/10/2026 - 15:23

Presidentja Justina Shiroka-Pula e ka kthyer sot zyrtarisht në Kuvend ligjin e ri për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, sipas një dokumenti...

Më shumëDetails

Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

Rashiq: Pozita e nënkryetarit nuk varet prej meje
26/10/2026 - 15:18

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Listës së Studentëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të mbajtura të dielën. Rashiq thotë...

Më shumëDetails

A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë vrasjes? Prokuroria del me reagim

Prokuroria zbulon detaje të reja: Çfarë ndodhi pak minuta para vrasjes së Arlinda Zekajt?
26/10/2026 - 15:10

Djali i Arlinda Zekajt dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur ajo u sulmua për vdekje në Vitomiricë të Pejës. Këtë e ka bërë të...

Më shumëDetails

Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

Guri: VV nuk po kërkon zgjidhje, janë të interesuar ta shkatërrojnë rendin kushtetues
26/10/2026 - 14:50

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila...

Më shumëDetails

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi
26/10/2026 - 14:12

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj. Sipas tij, viktima kishte pretenduar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë