Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente

12/03/2026 - 10:06
në Kryesore, Lajme
A A
Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komplet anëtarësia e partisë GUXO në Deçan, kanë dhënë dorëheqje nga ky subjekt.

Kjo bashkë me kryesinë dhe kryetaren.

Lajmin e ka bërë të ditur Rabije Haklaj, kryetare e degës së Guxo në Deçan.

Ajo ka thënë se refuzimi ndaj presidentes Osmani për kandidate sërish, është arsyeja kryesore.

Postimi:

DEKLARATË PUBLIKE

Të nderuar qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë të Partisë Guxo

Me përgjegjësi të plotë publike dhe morale, ju njoftoj se unë, Rabije Haklaj, si bashkëthemeluese e atëbotë Lista VJOSA, si koordinatore e Partisë Guxo në Deçan dhe më pas si themeluese e udhëheqëse dalë nga një Kuvend i rregullt dhe demokratik i Degës së Partisë Guxo në komunën tinë që nga 5 maji 2023, së bashku me Kryesinë e Degës dhe në unanimitet të plotë me Kryesinë përmes vendimit që u morr në mbledhjen e mbajtur me dt.8 morrem vendim që të japim dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Guxo, si dhe dorëheqjen kolektive e të parevokueshme të Degës së Partisë Guxo në Deçan.

Që nga themelimi si “Lista Vjosa”, me 5 nëntor të vitit 2020 nga Presidentja znj. Vjosa Osmani dhe ne bashkëpunëtorët e saj politik, e më pas e çërtifikuar si Partia Guxo, ne u bashkuam me shumë përkushtim rreth këtij projekti politik që në thelb dhe në bazament kishte frymën rugoviane dhe orientimin tonë politik si parti e qendrës së djathtë demokratike dhe pro-perëndimore.

Me vullnet të palëkundur e me përkushtim dhe me kontribut të madh si degë e Partisë Guxo në Deçan punuam me sinqeritet dhe ndershmëri për arritjen e fitoreve tona të përbashkëta si koalicion, por edhe për bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kur në shkurt të vitit 2021, para qytetarëve të Republikës së Kosovës, si koalicion i përbashkët iu drejtuam qytetarëve dhe fituam besimin e tyre me 51.28%, në atë fushatë zgjedhore bashkërishtë kërkuam mbështetjen e qytetarëve me një zotim të qartë:

Znj. Vjosa Osmani që të jetë Presidente** ndërsa z. Albin Kurti Kryeministër.

Po ashtu, para qytetarëve u zotuam se, për të paktën dy mandate, duke qenë se vendi kishte aq shumë nevojë për ndryshime, do të vazhdojmë së bashku me këtë konstelacion politik që dy liderët tanë të mbajnë këto pozicione që nënkuptonte se Presidentja znj. Osmani tani edhe mandatin e dyte e mbi standartin e vendosur po nga ato zgjedhje se, në dy pozitat drejtuese më të larta të Republikës, të kemi figura që gëzojnë mbështetjen më të madhe të të gjithë qytetarëve.

Por, ajo që ndodhi këto ditë, neve si Degë e Partisë Guxo në Deçan, që, jo vetëm na indinjoi, por edhe na zhgënjeu pa masë, ishte një tradhëti e pastër nga partneri i koalicionit, i cili, ndonëse e shihte vullnetin masiv të qytetarëve falë punës së jashtëzakonshme të Presidentes Dr. Vjosa Osmani në përfaqësimin aq dinjitoz të qytetarëve dhe të Republikës sonë, veproi në mënyrë të papranueshme.

Duke marrë parasysh se Presidentja znj. Osmani shprehu vullnetin e saj legjitim dhe të garantuar edhe me Kushtetutë se mund të kandidohet edhe për një mandat si Presidente e Republikës, ajo jo vetëm që hasi në kundërshti dhe zero mbështetje nga partneri i koalicionit, por madje madje u tentua edhe të tallej dhe të denigrohej figura e saj, duke i ofruar fillimisht 30 vota, e më pas në tentim për ta rritur edhe më shumë këtë tallje edhe 33 vota.

I gjithë ky plan për ta futur në garë znj. Osmani, nuk ishte asgjë tjetër vetëm sa për të mundësuar kuorumin kushtetues për zgjedhjen e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Presidentz. Konjufca, dhe jo për ta mbështetur realisht zgjedhjen e saj me votë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, zhgënjimin tonë si degë të Deçanit e thelloi edhe më shumë qëndrimi jo mbështetës i vet Partisë Guxo, parti që dikur vetë Presidentja Osmani, së bashku me ne, e themeloi.

Për më tepër, neve si degë (në aspektin e përgjithshëm) dhe kontribuues që kemi dhënë gjithçka për Partinë Guxo dhe për fitoren e deputetëve tanë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, na u mohua e drejta elementare për t’u informuar se cili do të ishte qëndrimi i Partisë sonë, pra pro apo kundër rizgjedhjes së Presidentes znj. Osmani për një mandat të dytë.

Madje u bë edhe shkelje statutare, konkretisht e Nenit 15, pika 2, që rregullon kompetencat e njërit prej organeve më të larta të partisë – Këshillit të Përgjithshëm, i cili qartë specifikon se:

Këshilli i Përgjithshëm merr qëndrime dhe vendime rreth çështjeve me interes nacional të rëndësisë së veçantë.

Dhe pyetja legjitime për Partinë tonë shtrohët:

Cila çështje tjetër mund të ishte më e rëndësishme për interesin nacional sesa zgjedhja e Presidentit/es së Republikës?

Për neve si Guxo e Deçanit përgjigjja është e qartë: asnjë tjetër.

Prandaj, edhe kjo për neve si degë është e pafalshme që u lamë në errësirë informative, e ku për këto qëndrime refuzuese u informuam vetëm përmes mediave dhe rrjeteve sociale në ditën D, pra më 5 mars, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ne në Partinë Guxo përgjithësisht kemi qenë plotësisht të vetëdijshëm se 7 deputetët e partisë sonë nuk mund ta nominojnë apo ta zgjedhin të vetëm Presidenten znj. Osmani. Por rreshtimi i Partisë sonë si refuzues krah Lëvizjes VETËVENDOSJE! jo vetëm që është i papranueshëm, por për ne është edhe i pafalshëm.

Pikërisht për këtë arsye, kjo situatë çoi në dorëheqjen time të parevokueshme si themeluese dhe Kryetare e Degës së Partisë Guxo në Deçan**, së bashku me Kryesinë dhe anëtarësinë, duke bërë që, që nga sot, më 12 mars 2026, Dega e Partisë Guxo në Komunën e Deçanit të japë dorëheqje kolektive dhe të parevokueshme, si dhe të pushojë çdo funksion dhe mbështetje të mëtejshme për Partinë Guxo.

Përsonalishgë, si një rugoviste e përbetuar dhe si një ithtare e madhe e kësaj filozofie politike e rritur në këtë frymë dhe me bindje të mia veç edhe më të fuqizuara përmes studimeve në Prishtinë dhe Vjenë , që nga dita e parë në këtë parti kam dhënë kontribut të pandërprerë për Partinë Guxo, për fitoret e koalicionit tonë të përbashjët “VV-GUXO” e mbi të gjitha për fitoren e njerëzve të Partisë Guxo, me dije, mund, djersë, përkushtim dhe shpenzim, pa kursyer asgjë dhe pa kërkuar kurrë asgjë në këmbim nga partia.

Prandaj është e dhimbshme deri në palcën e shpirtit që gjithë ai vullnet, ai ideal i thellë dhe ai përkushtim për ta rritur me shumë kujdes, thënë shprehimishtë si një “fëmijë” çdo ditë Partinë Guxo dhe për ta bërë atë një alternativë të fuqishme politike për qytetarët, të përfundojë në këtë mënyrë…!

Pra, të dashur qyetarë,

Puna, përkushtimi dhe angazhimi im profesional, i Kryesisë dhe i anëtarësisë së deritanishme të Partisë Guxo nuk përfundon sot. Përkundrazi.

Sepse, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të fuqishën, të pathyeshëm dhe të palëkundur në atë që kemi besuar dhe i kemi takuar që nga dita e parë, pra frymës rugoviane, si rugovistë të guximshëm dhe të vendosur, krah Presidentes znj. Vjosa Osmani, kudo që rrugët tona politike do të na çojnë së bashku.

Dhe krejtë për fund, shfytëzoj rastin që të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të sinqertë për bashkëpunimin e deritanishëm me të gjithë, tanimë ish-bashkëpartiakët, e veçanërisht për ata që e kanë vlerësuar, njohur dhe respektuar kontributin tim dhe kontributin e Degës së Deçanit për Partinë Guxo.

Ju uroj shëndet dhe suksese kudo që jeni dhe kudo që do të jeni në të ardhmen. Dhe, pavarësisht ndarjes së rrugëve tona politike, urojë që kurrë të mos na ndajë puna dhe ideali për qytetarët dhe për Republikën tonë si më të shtrenjtën, mbi të gjitha dhe mbi gjithëçka.

Me respekt,

Rabije Haklaj

Kryetare (deri më sot) e Partisë Guxo

Dega në Deçan

JU REKOMANDOJMË

“Mu copëtua zemra …”, Nëna e Liridona Ademajt reagon për tragjedinë e Arlinda Zekajt

“Mu copëtua zemra …”, Nëna e Liridona Ademajt reagon për tragjedinë e Arlinda Zekajt
26/10/2026 - 15:41

Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023, ka shprehur ngushëllime për familjen e Arlinda Zekajt, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen, Presidentja ua dërgon deputetëve dhe kryeparlamentares vendimin për kthimin e tij në Kuvend

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
26/10/2026 - 15:23

Presidentja Justina Shiroka-Pula e ka kthyer sot zyrtarisht në Kuvend ligjin e ri për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, sipas një dokumenti...

Më shumëDetails

Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

Rashiq: Pozita e nënkryetarit nuk varet prej meje
26/10/2026 - 15:18

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Listës së Studentëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të mbajtura të dielën. Rashiq thotë...

Më shumëDetails

A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë vrasjes? Prokuroria del me reagim

Prokuroria zbulon detaje të reja: Çfarë ndodhi pak minuta para vrasjes së Arlinda Zekajt?
26/10/2026 - 15:10

Djali i Arlinda Zekajt dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur ajo u sulmua për vdekje në Vitomiricë të Pejës. Këtë e ka bërë të...

Më shumëDetails

Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

Guri: VV nuk po kërkon zgjidhje, janë të interesuar ta shkatërrojnë rendin kushtetues
26/10/2026 - 14:50

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila...

Më shumëDetails

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi
26/10/2026 - 14:12

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj. Sipas tij, viktima kishte pretenduar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë