Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sami Lushtaku angazhon këshilltar të jashtëm biznesmenin Astrit Çitaku, që e shoqëroi në vizitën misterioze në Libi

13/03/2026 - 15:59
në Kryesore, Lajme
A A
Sami Lushtaku angazhon këshilltar të jashtëm biznesmenin Astrit Çitaku, që e shoqëroi në vizitën misterioze në Libi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kurdo që besojmë se kemi arritur kulmin e befasisë nga vendimet e politikanëve, pikërisht në atë moment del një nga ta që vendos të thyej çdo limit befasie.

I tillë është edhe vendimi i kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, për ta angazhuar si këshilltar të jashtëm biznesmenin e afërt me të, pronarin e kompanisë së ndërtimit “Andra Invest” Astrit Çitakun.

Pra është pikërisht njeriu që shoqëroi Sami Lushtakun në vizitën e tij misterioze në Libi, ngjarje për të cilën raportoi ekskluzivisht Gazeta Online Veriu.info. Pra, është pikërisht Astrit Çitaku, pronar i kompanisë së ndërtimit, puna e të cilit në vitin 2024 kishte çuar në aktakuzë ndaj 3 zyrtarëve komunalë në Skenderaj.

Le ta shtjellojmë mirë e qartë relacionin e Çitakut me Lushtakun, që më tepër se këshilldhënës ka natyrë bashkëpunimi shumë më të afërt, siç e dëshmon edhe vizita e përbashkët në Libi.

Veriu.info në janar 2026 ka raportuar për një vizitë ‘misterioze’ të Astrit Çitakut me Sami Lushtakun në Libi, për të cilën pronari i “Andrra Invest” nuk kishte pranuar të tregojë arsyen e vizitës.

Veriu.info kishte dërguar pyetje në adresë të tij dhe ai ishte përgjigjur kështu: “Çfarë lajmi? Pse duhet me ditë? Unë në Prishtinë ndërtoj, në Skenderaj e kam kry!”

Por po del që në Skenderaj nuk e ka kryer, pasi që vetëm një muaj para kësaj përgjigjeje atij i ishin ndaluar punimet në objektin “Andrra Premium”.

Në shtatorin e vitit 2024 Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte ngritur aktakuzë ndaj 3 zyrtarëve komunalë të Skenderajt si dhe zhvillonte hetime ndaj Astrit Çitakut si pronar i “Andra Invest”.

Kjo lidhej me dëmtimet që kjo kompani kishte bërë për banorët në rrugën “Emin Lati” në Skenderaj, me ndërtimet që po kryente.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kishte filluar hetimet ndaj personave përgjegjës të kompanisë “Andrra Residence”.

Ndërsa, ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Skenderajt kishte ngritur aktakuzë për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, kështu patën konfirmuar nga Prokuroria.

“Njoftoheni se për personat A.Ç., dhe A.,Ç rasti është ende nën hetime. Ndërkaq, për tre persona zyrtarë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë me datë 10 qershor 2024, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Prokuroria.

Krejt ky rrugëtim me shumë mistere i Astrit Çitakut bën që ai të angazhohet si këshilltar i jashtëm i Sami Lushtakut, ndoshta si përpjekje për të normalizuar vizitën e përbashkët muaj më parë në Libi.

Tags: Astrit ÇitakuSami LushtakuVizita në Libi

JU REKOMANDOJMË

Çitaku për gazin amerikan: Është çështje e sigurisë kombëtare, VV ka kundërshtuar pothuajse çdo projekt për pavarësi energjetike

Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
25/06/2026 - 15:10

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me çështjen e gazit amerikan, duke thënë se ky debat s’është për një tubacion, porse, ‘’për sigurinë kombëtare’’...

Më shumëDetails

Fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë

Fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë
25/06/2026 - 15:08

Fundjavë me temperatura afrikane në Zvicër, termometri ngjitet në 38°C Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën gjatë ditëve të fundit pritet të arrijë kulmin të shtunën,...

Më shumëDetails

Anna Di Lelio për Gjykatën Speciale: Logjika e gabuar gjyqësore ka pasoja shkatërruese për njerëzit e pafajshëm dhe për vetë drejtësinë

Anna Di Lelio për Gjykatën Speciale: Logjika e gabuar gjyqësore ka pasoja shkatërruese për njerëzit e pafajshëm dhe për vetë drejtësinë
25/06/2026 - 15:00

Anna Di Lellio, nje ish-gazetare italiane që ka shërbyer në misionin e Kombeve të Bashkuara në vitet e pasluftës në Kosovë dhe tash rishtazi e ka botuar një...

Më shumëDetails

Igballe Huduti shpallet “persona non-grata” në Shqipëri

Igballe Huduti shpallet “persona non-grata” në Shqipëri
25/06/2026 - 14:51

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka shpallur Igballe Huduti (Berishën) si “persona non grata” apo “person i pa dëshiruar” në Republikën e Shqipërisë për...

Më shumëDetails

Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
25/06/2026 - 14:49

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu, Haliti ka komentuar...

Më shumëDetails

Damka: Do ta votojmë pa kushte Qeverinë, nuk kërkojmë poste

Damka: Do ta kemi postin e zëvëndëskryeministrit në Qeverinë ‘’Kurti 3’’
25/06/2026 - 14:45

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ka deklaruar se dy deputetët e kësaj partie do ta mbështesin pa kushte formimin e Qeverisë Kurti 4,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë