Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sërish del në terren

13/03/2026 - 16:06
në Ekonomi, Lajme
A A
S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sërish del në terren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e njofton opinionin publik se, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës, është duke realizuar mbikëqyrje intensive lidhur me zbatimin e Vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse të nënshkruajë nga ministrja Mimoza Kusari-Lila, me datë 04.03.2026, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg.

Gjithashtu, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës janë duke realizuar analiza të të dhënave lidhur me çmimet e importit dhe çmimet e ekspozuara për konsumatorët në tregun vendor.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga evidencat e Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së enjte, – datë: 12.03.2026, ka qenë si në vijim: Naftë (Dizel): 1.42 €/litër; Benzinë: 1.17 €/litër.

Ndërkohë, bazuar në monitorimin e realizuar në tregun vendor sot, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë si më poshtë: Naftë (Dizel): nga 1.44 €/litër deri në 1.54 €/litër; Benzinë: nga 1.18 €/litër deri në 1.31 €/litër.

Bazuar në vendimin e datës 04.03.2026 për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimit të masave të tjera mbrojtëse, është vendosur marzha tregtare maksimale e lejuar si vijon: dy (2) eurocentë për litër të produktit të shitur me shumicë dhe dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër të produktit të shitur me pakicë.

Marzhë tregtare domethënë ndryshimi mes çmimit të shitjes dhe çmimit të furnizimit.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë të monitorojë dhe të inspektojë në mënyrë intensive zhvillimet në tregun e derivateve të naftës së bashku me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës dhe, në të gjitha rastet ku identifikohen parregullsi eventuale, mos respektim i vendimit të marzhës apo praktikave që mund të dëmtojnë konkurrencën dhe konsumatorët, do të ndërmerren masa rigoroze të parapara me legjislacionin në fuqi.

Për çdo zhvillim të mëtejmë, publiku do të njoftohet me kohë.

JU REKOMANDOJMË

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri: Del në skenë Ozgur Ozel, kush është rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri: Del në skenë Ozgur Ozel, kush është rivali i ri i Erdoganit
26/05/2026 - 08:54

Ozgur Ozel dukej i destinuar për një karrierë burokratike pa shumë shkëlqim, si kryetar i CHP-së në hijen e karizmatikut Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit dhe sfidantit më...

Më shumëDetails

Presidenti Bajram Begaj shkon në Haxh

Presidenti Bajram Begaj shkon në Haxh
26/05/2026 - 08:34

Është raportuar se presidenti shqiptar, Bajram Begaj është nisur për në Haxh. Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari i Klan Kosova tha se ende nuk është publikuar një njoftimin...

Më shumëDetails

Asamblistëve serbë u pengon mbishkrimi ku shprehet dashuria për Mitrovicën

Asamblistëve serbë u pengon mbishkrimi ku shprehet dashuria për Mitrovicën
26/05/2026 - 08:23

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar për largimin e mbishkrimit “Unë e dua Mitrovicën” i shkruar në anglisht, që është vendosur nga qeverisja e kaluar komunale...

Më shumëDetails

Sot mbahet protestë në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut

Sot mbahet protestë në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut
26/05/2026 - 08:13

Në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot do të zhvillohet një protestë në Tiranë. Organizatorët Kol Marku dhe Kristian Nela kanë njoftuar se protesta do...

Më shumëDetails

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora
26/05/2026 - 08:00

Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili do të zgjasë deri më 6 qershor 2026. Për t’ua lehtësuar...

Më shumëDetails

Incident në lagjen Marigona – nxënësi i shkollës ISP sulmon fizikisht shoferin e transportit, ndërhyn edhe një grua (Video)

Incident në lagjen Marigona – nxënësi i shkollës ISP sulmon fizikisht shoferin e transportit, ndërhyn edhe një grua (Video)
25/05/2026 - 23:17

Një incident shqetësues ka ndodhur disa ditë më parë në lagjen Marigona, ku një nxënës i shkollës ISP dyshohet se ka sulmuar fizikisht shoferin e transportit të nxënësve....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    399 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë