FIFA ka miratuar disa rregulla të reja për Botërorin 2026, me qëllim uljen e humbjes së kohës dhe përmirësimin e vendimeve, raporton ESPN.
Lojtarët e zëvendësuar duhet të largohen nga fusha brenda 10 sekondave; në të kundërtën, zëvendësuesi duhet të presë 1 minutë për të hyrë.
Goditjet nga këndi duhet të kryhen brenda 5 sekondave, përndryshe topi i kalon ekipit kundërshtar.
Lojtarët që marrin trajtim mjekësor duhet të dalin nga fusha për 1 minutë para se të rikthehen.
VAR tani mund të shqyrtojë kartonët e dytë të verdhë dhe vendimet për goditjet nga këndi, nëse ka një gabim të qartë dhe të dukshëm.











