Real Madridi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ata eliminuan Manchester Cityn, me rezultat të përgjithshëm 5-1 duke e vulosur kështu kualifikimin.
Heroi i ndeshjes për Realin, ishte Vinicius Jr i cili shënoi 2 gola për “Los Blancos”.
Ai për këtë paraqitje u zyrtarizua si lojtari i ndeshjes nga UEFA.
Reali, në çerekfinale do të ketë për kundërshtar fituesin e ndeshjes Bayern-Atalanta.












