Real Madrid do të përballet me Bayern Munich, në çerekfinale të këtij sezoni në Champions League.
Historia flet në favor të madrilenëve, e sidomos në nëntë përballjet e fundit mes tyre.
“Los Blancos” kanë ndërtuar një seri mbresëlënëse në përballjet kokë më kokë, duke mos pësuar asnjë humbje në 9 ndeshjet e fundit kundër gjermanëve.
Madrilenët kanë regjistruar 8 fitore dhe 1 barazime, duke konfirmuar një dominim total ndaj rivalit bavarez në arenën europiane.
Përballja e fundit mes dy skuadrave ishte në vitin 2024, ku Real Madrid eliminoi Bayern Munich në gjysmëfinale, e pastaj u shpall fitues i Champions League, pasi në finale e mposhti Borusia Dortmundin.
Statistikat tregojnë se sa herë këto dy skuadra janë përballur në fazat vendimtare, në shumicën e rasteve ka qenë skuadra spanjolle ajo që ka qenë triumfuese.
Ndeshja e parë çerekfinale mes Real Madrdit dhe Bayern Munich zhvilohet me 7 prill në ”santiago Bernabeu”, derisa ajo e kthimit me 15 prill, në ”Allianz Arena”./Indeksonline















