Legjenda e Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, e ka cilësuar legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard, si mesfushorin më të kompletuar në historinë e Ligës Premier.
Duke folur në podcastin e tij në BBC, Rooney e krahasoi Gerrardin me mesfushorë të tjerë të nivelit të lartë, përfshirë Frank Lampard, Paul Scholes, Michael Carrick dhe Patrick Vieira.
Megjithatë, ai e veçoi Gerrardin për shkathtësinë dhe aftësitë e tij të gjithanshme, duke e cilësuar kështu si mesfushorin më të kompletuar në histori të kampionatit elitar anglez.
“Kur flet për lojtarin e kompletuar të mesfushës, për mua në Ligës Premier janë pesë. Me katër kam luajtur, me një jo”, ka thënë fillimisht Rooney.
“Ata ishin Gerrard, Scholes, Carrick, Vieira dhe Lampard. Lojtari i kompletuar i mesfushës nga të gjithë, duhet të jetë Gerrard”.
“Ai mund të bënte gjithçka. Ai ka luajtur si mbrojtës i krahut, në mesfushë, si numër dhjetë. Ai mund të ndërhyjë, të gjuajë, të diktojë lojën dhe të godasë pasime të gjata”.
Rooney vlerësoi aftësinë e Gerrard për t’u përshtatur, duke kujtuar periudhën e tij përkrah Fernando Torres, kur ai u bë krijuesi kryesor i sulmuesit.
“Ai kishte gjithçka si lojtar mesfushor. Do të doja shumë ta kisha parë te Man United”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/
telegrafi sport app












