Vedat Muriqi pati mundësinë të shpëtonte Mallorcën.
Kjo pasi që u akordua një penallti në minutat e fundit, me Muriqin që mori topin për ta bërë goditjen.
Por që e çoi jashtë, duke u shndërruar në fytyrën tragjike të Mallorcës e cila po lufton për mbijetesë.
Pas ndeshjes ai foli për “El Chiringuito”, duke thënë se do të duhej ta shënonte.
“Një lojtar si unë duhej ta kishte shënuar penalltinë. Pata mundësinë të fitoja edhe 1 pikë më shumë. Këto janë gjëra që mund të ndodhin në futboll”, ishin fjalët e “Piratit”.
Ai tashmë do të udhëtojë në Kosovë, ku do të grumbullohet për ndeshjen tonë “jetike” ndaj Sllovakisë.














