Deputeti nga Vushtrria, Rrahman Rama, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik kur bota demokratike vendosi të mos heshtë përballë krimeve të regjimit të Slobodan Millosheviqit ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë.
Përmes një postimi publik, Rama theksoi se ndërhyrja ndërkombëtare hapi rrugën drejt çlirimit dhe lirisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një kthesë vendimtare në historinë e vendit.
Ai gjithashtu kujtoi sakrificën e popullit të Kosovës, rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, të cilët sipas tij luajtën rol të rëndësishëm në arritjen e lirisë.
Në fund të mesazhit të tij, Rama shprehu respekt për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës dhe mirënjohje të përhershme për mbështetjen e botës demokratike.













