Kosova ka bërë mbrëmë histori, duke u kualifikuar në finalen e “play-off”-it për Botëror.
Fitorja 3-4 ndaj Sllovakisë, i vë “dardanët” përballë një kundërshtari të fortë siç është Turqia.
Por Kosova në ditën më të rëndësishme do të jetë pa Lumbardh Dellovën, i cili është i suspenduar shkaku i kartonëve të grumbulluar.
Kujtojmë se Kosova, do të luajë ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”, këtë të martë në orën 20:45./IndeksOnline/












