Të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” presin Turqinë në finalen e play-offit për një vend në Kupën e Botës 2026.
Por përballë tyre qëndron një kundërshtar shumë i fortë, jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar.
Sipas të dhënave të Transfermarkt, Kosova ka një vlerë totale të skuadrës rreth 116 milionë euro, ndërsa Turqia arrin në rreth 453 milionë euro.
Kjo do të thotë se Turqia vlen gati katër herë më shumë se Kosova, me një diferencë prej mbi 330 milionë eurosh.















