Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këshilltarja politike e Albulena Haxhiut më 2023 mori 2 mijë e 851 euro nga “Integra”, OJQ-së bashkëhartuese e ekspozitës skandaloze

29/03/2026 - 00:07
në Lajme
A A
Këshilltarja politike e Albulena Haxhiut më 2023 mori 2 mijë e 851 euro nga “Integra”, OJQ-së bashkëhartuese e ekspozitës skandaloze
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilltarja politike e Albulena Haxhiut, Berita Abazi, del se ka pranuar 2 mijë e 851 euro nga organizata joqeveritare “Integra”, OJQ kjo e cila ishte bashkëhartuese e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, të cilës ju pezullua leja nga Komuna e Prishtinës.

Në Regjistrin për Deklarimin e Pasurisë të vitit 2024, Berita Abazi kishte pranuar 2 mijë e 851 euro e 22 centë, ku burimi thotë “OJQ Integra”.

Sipas nenit 4.1.1.27 të Ligjit nr. 08/l-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, pozita të cilën mbante Abazi cilësohet si zyrtare e lartë. Në raport me zyrtarët e lartë, Ligji Nr. 06/L -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik ka përcaktuar se “Zyrtari i lartë mund të jetë anëtar i organit drejtues, me përjashtim të funksionit drejtues, të organizatës joqeveritare nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës, veprimtarive humanitare dhe të ngjashme pa të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me to”. Pra, krahas ndaleses për angazhim në pozitë drejtuese, Ligji ka theksuar se në të gjitha rastet kur angazhimi është i lejuar, duhet të jetë pa shpërblim me pagesë, sikurse nuk ka ndodhur në rastin e Abazit, e cila është paguar mbi 2.851 euro.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar këshilltaren e Haxhiut, Berita Abazin, për ta pyetur nëse kishte konflikt interesi meqë Abazi atëkohë punonte si këshilltare e ministres Haxhiu në Ministrinë e Drejtësisë. Ndërsa “Integra” dhe Ministria e Drejtësisë më parë kishin organizuar aktivitete bashkë.

Abazi tha se bashkëpunimi i saj me “Integra-n” nuk përbën konflikt interesi sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit.

“Për të garantuar transparencë dhe përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi, para nënshkrimit të kontratës me OJQ “Integra” kam kërkuar opinion zyrtar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, si institucioni i vetëm kompetent për trajtimin e çështjeve të konfliktit të interesit. Pas shqyrtimit të rrethanave konkrete, kam marrë konfirmim se ky angazhim nuk përbën konflikt interesi dhe vetëm pas këtij vlerësimi kam proceduar me nënshkrimin e kontratës”, ka thënë Abazi.

Por, tek “Vendime dhe Opinione” në faqen e Agjencisë Kundër Korrupsion, Betimi për Drejtësi nuk ka arritur të gjejë këtë vendim. Ndërsa Abazi ka premtuar se do t’ia sigurojë ndërkohë redaksisë së Betimit për Drejtësi.

Gjithashtu, Abazi ka ofruar shkëmbimin e emailave lidhur me këtë çëshjte me drejtorin e  Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj.

Betimi për Drejtësi ka kontaktuar edhe Yll Buleshkajn i cili ka thënë se Abazi ka pranuar sqarim meqë sqarim ka kërkuar dhe kjo është një formë e mënyrës së komunikimit.

“Varet prej çështjes, kur është në pyetje ‘a bënm a s’bën’ ne kthejmë përgjigjem nëse ka nevojë për opinion, kërkohet opinion për një çështje komplekse juridike, ne kthejmë edhe opinion. Nëse veçse ka ndodh dhe ne masnej e marrim vesh, ne e kryejmë edhe një hetim që është më i thellë në fund. Pra janë nja tri forma të mënyrës se si komunikojmë”, ka thënë Buleshkaj.

Sipas Buleshkajt, e-maili ka qenë një mendim juridik për Abazin.

“Ajo ka thënë a bën, e ka shpjeguar se tash s’po e mbaj mend se është moti, nëse s’harroj që dy vjet sigurt ose më shumë. Atëherë ka thënë a bën, ka kallëzuar çka është ajo, a është zyrtare e lartë a jo, pozita tjetër që janë në parim… atëherë unë jam konsultuar me departamentin pastaj e kam kthyer përgjigjen. Por, është mënyrë e zakonshme lëshojmë gati më shumë se një email. Nëse kërkojnë opinion, se mund të kërkojë opinion që i duhet për punëdhënësin dëshmi, ne pastaj mund ta bëjmë, por ajo merr kohë shumë më shumë. Kur dikush do një përgjigje më të shpejtë, mendimin tonë, se ky është një lloj mendimi juridik por nuk është taman në formatin që e kemi opinionin”, vazhdoi Buleshkaj.

“Ajo ka bërë një pyetje, ka thënë a mundem, ka kërkuar një sqarim se tash edhe kam harruar… por nëse dikush kërkon sqarim, ne jepim sqarim. Nëse kërkon opinion, ne nxjerrim opinion. Ose nëse është qaq komplekse, ne themi s’mund të kthejmë përgjigje shpejt, duhet me u bo hetimi më i detajshëm dhe pastaj e kthejmë në formë të opinionit”, përfundoi Buleshkaj.

Ndërsa për llojin e bashkëpunimit, Abazi thotë se ka ofruar shërbime të konsulencës për “Integra-n” për tre muaj gjatë vitit 2023.

“Bashkëpunimi im me OJQ “Integra” ka qenë i natyrës profesionale dhe ka konsistuar në ofrimin e shërbimeve të konsulencës në fusha specifike, si adresimi i dhunës në familje dhe promovimi i barazisë gjinore”, shkruan Abazi.

“Shërbimet janë ofruar gjatë vitit 2023 (për një periudhë 3 mujore) në kuadër të angazhimeve të përcaktuara kontraktualisht ndërmjet palëve. Ky ka qenë një angazhim i kufizuar në kohë dhe i lidhur me detyra konkrete profesionale, pa ndonjë vazhdimësi përtej periudhës së specializuar”, thotë Abazi.

Abazi gjithashtu ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë e pranishme në ndonjë takim ku ka mundur të diskutohej për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe “Integrës”.

“Jo. Ministria e Drejtësisë ka ndarë 2.5 milionë euro për OJQ-të që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare. Këtë ndarje e ka bërë komisioni profesional dhe unë asnjëherë nuk kam marrë pjesë në takime të tilla, sepse të njëjtat nuk kanë qenë në kuadër të detyrave të mija si këshilltare politike. Me aq sa unë kam informacion, OJQ “Integra” asnjëherë nuk ka marrë mbështetje financiare nga Ministria e Drejtësisë”, ka thënë Abazi.

Lidhur me këtë çështje “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Haxhiu ka thënë për “Betimin për Drejtësi” se ka qenë në dijeni për bashkëpunimin e këshilltares së saj, Berita Abazit, me OJQ-në “Integra”, por paraprakisht është siguruar nga Agjencia Kundër Korrupsion se nuk ka konflikt interesi.

“Po, kam qenë në dijeni për një bashkëpunim afatshkurtër (rreth 3 muaj) në vitin 2023 mes znj. Abazi dhe OJQ “Integra”. Para angazhimit jemi dakorduar me znj. Abazi që të ketë konsultime me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit nëse kjo përbën apo jo konflikt interesi dhe vetëm pasi që është pranuar konfirmimi që nuk ka konflikt interesi ka ndodhur bashkëpunimi mes tyre”, ka thënë kryetarja Haxhiu.

“Integra” nuk ka të publikuara raporte të auditimit në faqen e tyre në internet. Betimi për Drejtësi ka tentuar të kontaktojë “Integran” përmes telefonit dhe emailit, por deri në publikim të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Gjykata e Tiranës i liron 18 persona që u ndaluan gjatë tubimeve

Gjykata e Tiranës i liron 18 persona që u ndaluan gjatë tubimeve
22/10/2026 - 14:32

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestës në Tiranë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre duke...

Më shumëDetails

Arijeta Rexhepi zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete

Arijeta Rexhepi zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete
22/10/2026 - 14:23

Deputetja Arijeta Rexhepi është zgjedhur kryesuese e Grupit të Grave Deputete në Kuvend, në seancën e mbajtur sot. Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena...

Më shumëDetails

Merz: Ngecja e dialogut Kosovë-Serbi, pengesë për përparimin e të gjithë rajonit

Merz: Ngecja e dialogut Kosovë-Serbi, pengesë për përparimin e të gjithë rajonit
22/10/2026 - 14:14

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se gjendja aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po i pengon të gjitha palët, duke bërë thirrje...

Më shumëDetails

Në Winterthur të Zvicrës mbahet akademi përkujtimore kushtuar, Abedin Rexhës – “Sandokani”

Në Winterthur të Zvicrës mbahet akademi përkujtimore kushtuar, Abedin Rexhës – “Sandokani”
22/10/2026 - 14:04

Më 24 tetor do të organizohet Akademia Përkujtimore kushtuar heroit të Kosovës, Abedin Rexha- “Sandokadani”, në shënim të përvjetorit të 28-të. Këshilli orgaizativ ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët...

Më shumëDetails

Bajrami: Kurti e VV’ja të kërkojnë falje për autostradën e Gjilanit, gjendja e njëjtë edhe në rrugën për Pejë, Mitrovicë e Podujevë

Bajrami: Kurti e VV’ja të kërkojnë falje për autostradën e Gjilanit, gjendja e njëjtë edhe në rrugën për Pejë, Mitrovicë e Podujevë
22/10/2026 - 14:00

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ka kritikuar qeverinë e vendit, lidhur me autostradën e Gjilanit, por edhe me situatën...

Më shumëDetails

Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog

Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog
22/10/2026 - 13:50

Pasi qëndruan për rreth dy orë para ambienteve të Parlamentit, një grup protestuesish kanë marshuar përgjatë bulevardit dhe janë ndalur në sheshin para Kryeministrisë. Me të mbërritur aty,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë