Hoxha i Shipolit, Fatmir Latifaj, i është bashkuar nismës për lirimin e çlirimtarëve në Hagë, duke nënshkruar peticionin në mbështetje të tyre.
Ai, në mënyrë të qetë por me mesazh të qartë, ka dhënë nënshkrimin e tij si shenjë solidariteti dhe kërkese për drejtësi. Sipas mbështetësve të kësaj nisme, nënshkrimi i peticionit përfaqëson një qëndrim publik dhe kujtesë se sakrifica për liri nuk duhet të harrohet.
Nisma për lirimin e çlirimtarëve po vazhdon të marrë mbështetje nga qytetarë, figura publike dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme, duke theksuar kërkesën për drejtësi dhe trajtim dinjitoz.












