Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet

30/03/2026 - 10:30
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas vendimit të Qeverisë për miratimin e pagës së 13-të për sektorin publik, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar procedurat, kategoritë përfituese dhe mënyrën se si do të kalkulohen këto mjete.

Ministri Murati sqaroi se paga e 13-të do t’u takojë të gjithë atyre që marrin pagë nga buxheti i shtetit, por shuma varet nga përvoja e vitit të fundit.

“Po e miratojmë pagën e 13-të për të gjithë në sektorin publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit të Kosovës. Sa i përket pagës së 13-të, kanë qenë raste kur është shikuar se si të zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është rasti i të gjithë atyre personave që tashmë kanë 12 muaj të plotë në sektorin publik dhe e marrin pagën e 13-të të plotë, e cila është e barabartë kur të llogaritet me vlerën e koeficientit shumëzuar me njësinë e koeficientëve që ka pozita përkatëse për personin i cili është në listën e pagave në muajin mars”, deklaroi Murati.

Për punonjësit që nuk kanë mbushur një vit të plotë në punë, Ministri njoftoi se do të aplikohet skema proporcionale në bashkëpunim me Thesarin.

“Mirëpo kemi hasur edhe në situatë kur, ta zëmë, nuk kanë përmbushur të gjithë 12 muajt. Për të qenë sa më korrekt, jemi dakorduar me Thesarin dhe kemi siguruar fondet e mjaftueshme për këta persona që nuk i kanë të përmbushur 12 muajt të plotë të jepet pjesa e pjesshme. Pra, për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar këta muajt e fundit, proporcionalisht ju takon paga e 13-të. Ngjashëm veprohet edhe me ata që punojnë me orar të shkurtuar, jo të plotë.”

Një pikë e rëndësishme e vendimit është trajtimi i grave në pushim lehonie, të cilat do të paguhen sikur të kishin qenë aktive në punë.

“Njëkohësisht jemi përkujdesur për gratë lehona të cilat janë në pushim të lehonisë apo kanë qenë në pushim të lehonisë përgjatë kësaj periudhe 12 mujore. Muajt e kaluar në pushimin e lehonisë do të njihen sikurse muajt kur kanë punuar me orar të plotë, në mënyrë që të mos përjashtohen apo të kalojnë tek paga e pjesshme, por ta marrin pagën e 13-të të plotë”, tha ai.

Megjithatë, Ministri bëri të ditur se jo të gjithë do të përfitojnë nga kjo masë:

“Edhe personat që figurojnë të suspenduar në këtë muaj aktualisht, apo kanë qenë më herët dhe ende vazhdon suspendimi i tyre, të mos përfshihen në listën e pagës së 13-të“, tha ai përcjell Insajderi.

Ai dha detaje se si do të veprohet edhe për zyrtarët që mbanjë më shumë se një funksion.

“Vendimi parasheh që pavarësisht funksioneve apo pozitave shtesë që mund të ketë një person, paga e 13-të jepet vetëm një herë sipas këtij vendimi dhe gjithsesi do të merret paga më e favorshme në muajin përkatës përgjatë përllogaritjes.”, deklaroi ai.

JU REKOMANDOJMË

E rëndë | 47-vjeçari ndërron jetë pas kthimit nga Ulqini – familja kërkon të sqarohet shkaku i vdekjes

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
14/09/2026 - 12:11

Një familje në Pejë po përballet me humbjen e papritur të një të afërmi, i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Përgjithshëm, vetëm...

Më shumëDetails

Dyshimet për korrupsion në Fushë Kosovë, Kryetari e shkarkon drejtorin e arrestuar, e bën publik vendimin

Dyshimet për korrupsion në Fushë Kosovë, Kryetari e shkarkon drejtorin e arrestuar, e bën publik vendimin
14/09/2026 - 12:07

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka njoftuar për shkarkimin e Drejtorit të Pronës në këtë komunë, Gëzim Zogiani, i arrestuar në një aksion të organeve të rendit...

Më shumëDetails

Rrahje mes punëtorëve të Rentave në ‘Aeroportin Adem Jashari’: Fyerje, shtyrje dhe më pas grushte – njëri ndalohet për 48 orë

Dita e parë pa viza, mbi 30 aeroplanë fluturojnë sot nga Aeroporti i Prishtinës
14/09/2026 - 11:29

Një konflikt mes dy personave të angazhuar në kompani të ndryshme rent-a-car në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka eskaluar dy herë brenda së njëjtës ditë, duke nisur me...

Më shumëDetails

Vendimi i Speciales, Ambasada Amerikane ngre alarmin: Po planifikohen demonstrata të mëdha…!

Alarm për mjet të dyshuar pranë Ambasadës Amerikane
14/09/2026 - 11:05

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar lidhur me demonstratat e paralajmëruara për 16 shtator, ditën kur pritet të shpallet aktgjykimi në Hagë ndaj...

Më shumëDetails

Kurti, opozitës: E pafalshme të shkojmë në zgjedhje, ejani të zgjedhim presidentin

Kurti, opozitës: E pafalshme të shkojmë në zgjedhje, ejani të zgjedhim presidentin
14/09/2026 - 10:55

Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e parë solemne të Qeverisë, ku ka folur për zhvillimet politike në vend dhe sfidat që e presin institucionet e reja. Kurti...

Më shumëDetails

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë
14/09/2026 - 10:45

Qeveria e re e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes, ka folur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë