Një video e komentimit të ndeshjes Kosovë-Turqi nga një kanal televiziv në Azerbajxhan, është bërë viral në Turqi.
Komentatori azer e humbi kontrollën pas triumfit të kombëtares turke kundër Kosovës dhe u kualifikuara në Kupën e Botës pas 22 vitesh. Ai brohoriti me zë të lartë pas fitores së turqve, sikurse të ishte kombëtarja e vet.
Mediat turke e kanë shpërndarë videon e komentimit të azerit dhe e kanë cilësuar me fjalët: “Fitorja e Turqisë 1-0 ndaj Kosovës, që ia dha të drejtën kombëtares që të kualifikohej në Kupën e Botës pas 22 vitesh, solli gëzim jo vetëm në Turqi, por edhe në një shtet vëllazëror”.
Gëzimi i komentatorit azer për triumfin e kombëtares turke, sipas mediave në Turqi, dëshmoi edhe njëherë shprehjen “Një komb, dy shtete” – duke iu referuar lidhjeve të ngushta mes turqve dhe azerëve.

![Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]](https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/IMG_5190-750x375.jpeg)











