Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AVONET ngre dyshime të reja për manipulime me njëhsorët elektrik: Miliona euro në pyetje

01/04/2026 - 14:03
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
AVONET ngre dyshime të reja për manipulime me njëhsorët elektrik: Miliona euro në pyetje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata AVONET ka reaguar përmes një komunikate lidhur me zhvillimet në sektorin e energjisë, duke shprehur shqetësim për dyshime serioze për manipulim me njehsorët elektrikë nga kompanitë KEDS dhe KESCO, si dhe faturim të padrejtë ndaj qytetarëve.

“Pas pranimint të disa informacioneve, nga burimet e sakta të informacionit, ne seriozisht dyshojmë se KEDS dhe KESCO duke keqpërdorur autorizimet që u janë dhënë përmes marrëveshjes së distribucionit të energjisë, ku kanë faturuar qytetarët me shuma marramendëse, që arrijnë miliona euro dëme, përmes njësorëve elektrikë përmes mashtrimit që ditëve të fundit është diskutuar shumë në hapësirën publike të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

AVONET gjithashtu thekson dyshime për investime fiktive nga pronarët e lidhur me Çalık Holding dhe menaxhmenti i kompanive energjetike.

“Në bazë të informacioneve që posedojmë, pronarët e lidhur me Çalık Holding, përkatësisht z. Ahmet Çalık dhe z. Özdemir, së bashku me menaxhmentin e KEDS dhe KESCO, dyshohet se kanë paraqitur para institucioneve shtetrore investime fiktive, në kundërshtim me detyrimet kontraktuale të privatizimit të ish-distribucionit të KEK-ut.”

Në komunikatë ngrihen dyshime edhe për rolin e institucioneve rregullatore.

“Këto veprime nuk mund të kenë ndodhur pa dijeninë dhe mosveprimin e ZRRE, e cila ka kompetencë dhe detyrim eksluziv ligjor të monitoroj tregun e energjisë në Kosovë. Për këtë arsye, ekziston dyshim i arsyeshëm për përfshirje dhe bashkëpërgjegjësi institucionale në këtë skemë të dyshuar mashtrimi.”

Sipas AVONET-it, këto dyshime mbështeten nga analiza profesionale dhe paralajmërime të mëhershme të ekspertëve.

“Këto dyshime nuk janë thjeshtë spekulime të pa baza. Ato janë të mbështetura nga analiza profesionale dhe fakte konkrete të prezantuara publikisht nga ekspert të ndryshëm dhe ekspertë të tjerë të fushës, të cilët prej kohësh kanë paralajmëruar për këtë fenomen.”

Organizata shton se mosrealizimi i investimeve ka ndikuar në përkeqësimin e infrastrukturës energjetike.

“Në bazë të informacioneve dhe dyshimeve tona ne konsiderojme se investimet e obliguara nuk janë realizuar qëllimisht nga kompanitë e lartpërmendura, ku përmes skemave fiktive, me qëllim përfitimi financiar në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve nuk janë kryer investimet në infrastrukturën energjetike.”

Në fund, AVONET përmend edhe dyshime për një skemë të ngjashme në sektorin financiar.

“AVONET sipas informacioneve që posedon dyshon se në të njëjtën kohë një mashtrim i ngjashëm nga po këto pronarë ka ndodhur nga një institucion financiar i licencuar nga Banka Qendore e Kosovës, ku për vite me radhë ka dëmtuar klientët përmes një sistemi të sofistikuar financiar.”

“Burime nga Banka Qendrore e Kosovës kanë konfirmuar jozyrtarisht se gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre, përmes mbikqyrjes, të cilat kanë ardhur nga ankesat e personave të ndryshëm janë evidentuar një mori shkeljesh, që për nga natyra e mashtrimit janë të ngjashme sikurse dyshimet për mashtrim me njesorë të energjisë elektrike”, thuhet tutje.

JU REKOMANDOJMË

Rasti “Drenica 1”, reagon Lushtaku: Pas 13 vitesh procese gjyqësore, u vërtetua pafajësia ime

Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt
28/07/2026 - 20:08

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e ka shpallur të pafajshëm edhe ndaj akuzave për ndikim në dëshmitarë...

Më shumëDetails

Veton Berisha padit për shpifje shefin e kabinetit të ministrit Elbert Krasniqi, kërkon 50 mijë euro dëmshpërblim

Veton Berisha padit për shpifje shefin e kabinetit të ministrit Elbert Krasniqi, kërkon 50 mijë euro dëmshpërblim
28/07/2026 - 20:04

Deputeti Veton Berisha ka bërë të ditur se ka deponuar padi për shpifje ndaj Mërgim Nezirajt, shef i kabinetit të ministrit Elbert Krasniqi dhe sekretar organizativ i IRDK-së....

Më shumëDetails

Kërçeli i VV’së, Përparim Ramës: Jep dorëheqje, liroje kryeqytetin

Kërçeli i VV’së, Përparim Ramës: Jep dorëheqje, liroje kryeqytetin
28/07/2026 - 19:40

Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas aksidentit në një vendpunishte në Prishtinë, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, raporton GazetaBlic. Ai ka thënë se nuk...

Më shumëDetails

Salihaj: Një pjesë e figurave të LDK-së janë nën ndikimin e PDK-së që pas vdekjes së Rugovës

Salihaj: Një pjesë e figurave të LDK-së janë nën ndikimin e PDK-së që pas vdekjes së Rugovës
28/07/2026 - 19:10

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë, përfshirë shkarkimin e mundshëm të kryetarit Lumir Abdixhiku, i cili pritet të...

Më shumëDetails

Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj
28/07/2026 - 19:05

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar pasi është rrëzuar vinçi sot në një punishte tek rruga “A” në Prishtinë. Në lidhje me këtë rast, detaje...

Më shumëDetails

Vde’kja e të riut pas rënies së një krani, vjen reagimi nga Komuna e Prishtinës

Vde’kja e të riut pas rënies së një krani, vjen reagimi nga Komuna e Prishtinës
28/07/2026 - 19:02

Komuna e Prishtinës ka shprehur pikëllimin e thellë pas aksidentit tragjik në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”, ku nga rrëzimi i një kranoje një punëtor ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë