Pavarësisht disfatës ndaj Turqisë në finalen e play-offit, Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm pozitiv nga renditja më e fundit e FIFA-s.
“Dardanët” kanë shënuar ngritje në klasifikim, duke kaluar nga pozita e 79-të në vendin e 78-të në botë – që njëkohësisht përbën renditjen më të mirë në historinë e ekipit.
Ky progres vjen si rezultat i paraqitjeve solide në ndeshjet e fundit, sidomos fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakia në gjysmëfinalen e play-offit të zhvilluar në Bratislavë.
Renditja e re u publikua të mërkurën, ndërsa ajo reflekton rritjen e vazhdueshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se ëndrra për kualifikim në Kampionatin Botërorin 2026 u ndal në hapin e fundit.











![Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]](https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/IMG_5190-360x180.jpeg)
