Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka dhënë një mesazh të fuqishëm, duke përmendur të gjithë bashkëlojëtarët me emra.
Ai ka theksuar se tashmë krejt fokusi do të jetë drejt Euro 2028.
Postimi:
“Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, muli, kore..
Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend.
Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë.
Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet.
…Euro 28”














