Në një deklaratë të fundit, Mbappe theksoi se Messi është shembull për çdo futbollist, pasi “bën gjithçka perfekt” në fushë. Sulmuesi i Francës vlerësoi aftësitë teknike, vizionin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që Messi ka në lojë, duke shtuar se është privilegj të luash përkrah tij ose kundër tij.
Dy yjet e futbollit botëror kanë ndarë fushën si bashkëlojtarë te PSG, por edhe si rivalë në arenën ndërkombëtare, duke dhuruar spektakël për tifozët. Finalja e Kupa e Botës 2022 mbetet një nga përballjet më ikonike mes tyre.











