Aromë zgjedhjesh në prapaskenë. Në publik, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur fushatë të takimeve me elektoratin e partisë. E ka nisur nga qyteti i Vitisë të premten.
Shefi i LDK-së tha se “përbashkimi i madh rreth LDK-së” kërkon rikthim te baza.
“Prandaj, kam nisur ciklin e takimeve në bazë. Qëndrova në Viti”, tha ai në një njoftim në rrjetin social Facebook.
“Fola hapur dhe mora mesazhe të qarta nga mbështetësit tanë. Shqetësimet, pritjet dhe kërkesa për bashkim janë të njëjta kudo; dhe janë më të forta se kurrë”.












