Analisti Sadri Ramabaja ka publikuar një shkrim ironik ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, duke satirizuar rolin e saj në zhvillimet ndërkombëtare.
Në postimin e tij, Ramabaja shkruan me tone ironike se Osmani, rreth orës 03:10 të mëngjesit, i kishte telefonuar kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, për t’i ofruar ide që do ta ndihmonin në bindjen e Donald Trump për pranimin e një plani dhjetëpikësh për armëpushim me Iranin.

Ai shton më tej se, sipas këtij “lajmi”, detaje të tjera me interes për publikun pritet t’i bëjë të ditura vetë Osmani në një intervistë të radhës, të cilën – gjithnjë sipas ironisë së tij – ajo e ka akorduar me televizionin TV Klan Kosova










