Izraeli mbeti për disa orë pa reagim zyrtar pas armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, duke i lënë qytetarët të kuptojnë zhvillimet përmes mediave të huaja.
Njoftimi i presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim dyjavor erdhi gjatë natës, ndërsa reagimi nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu u publikua vetëm pas katër orësh dhe vetëm në anglisht, duke mbështetur vendimin për ndalimin e sulmeve ndaj Iranit, raporton CNN.
Më pas, një deklaratë në hebraisht sqaroi se SHBA ka koordinuar marrëveshjen me Izraelin. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Libani përfshihet në armëpushim, pasi Izraeli vazhdon sulmet ndaj Hezbollahut.
Për shkak të festës Passover, reagime të tjera nga qeveria priten më vonë, ndërsa opozita e ka quajtur situatën një dështim diplomatik.












