Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reporterët pa Kufij dhe organizatat e tjera: Qeveria e Kosovës të ndalë erozionin e lirisë së mediave, Vetëvendosje i dobësoi disa standarde

08/04/2026 - 15:36
në Kryesore, Lajme
A A
Reporterët pa Kufij dhe organizatat e tjera: Qeveria e Kosovës të ndalë erozionin e lirisë së mediave, Vetëvendosje i dobësoi disa standarde
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Reporterët pa Kufij bashkë me një numër të madh të organizatave ndërkombëtare të cilat mbrojnë lirinë e medias dhe gazetarëve kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që drejtohet nga kryeministri, Albin Kurti, që të ndalojë gërryerjen e mëtejshme të lirisë së mediave.

Në një reagim të përbashkët, Reporterët pa Kufij dhe organizatat e tjera kujtojnë faktin se në Kosovë ka rënie të lirisë së medias për shkak të presionit politik mbi median publike, zhvillimet shqetësuese legjislative dhe sulmeve verbale ndaj gazetarëve nga politikanët.

“Reporterët pa Kufij (RSF) dhe partnerët e saj i kanë bërë thirrje Kryeministrit të Kosovës të krijojë një grup pune për të adresuar çështjet e lirisë së shtypit dhe për t’u përgatitur për zbatimin e Marrëveshjes Evropiane për Lirinë e Medias (EMFA), ndërsa vendi kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE)”, potencon reagimi.

Në reagim thuhet se ndonëse Kosova ka peisazh të larmishëm mediatik dhe nivel të ulët të dhunës fizike, disa standarde janë dobësuar nga Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet.

“Pas takimeve me dhjetëra gazetarë dhe media në Kosovë më 24 mars, organizatat partnere të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve – përfshirë Reporterët pa Kufij (RSF) – diskutuan gjendjen e lirisë së shtypit me Kryeministrin Albin Kurti dhe këshilltarët e tij. Ndërsa Kosova ka një peizazh të larmishëm mediatik, një nivel të ulët të dhunës fizike ndaj gazetarëve dhe një kornizë ligjore përgjithësisht në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, disa standarde janë dobësuar nga partia në pushtet, Vetëvendosje”, thuhet në reagim.

“ Na duhet një sinjal i fortë nga qeveria në mbështetje të një peizazhi mediatik të lirë, të pavarur dhe të larmishëm. Ngritja e një grupi pune të dedikuar i përbërë nga palë të interesuara lokale dhe duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare do të ishte një hap i parë. Rregullorja Evropiane për Lirinë e Medias (EMFA), të cilën Kosova do të duhet ta zbatojë si shtet kandidat për në BE, adreson problemet kryesore të vendit: mungesën e pavarësisë për transmetuesin publik, mbrojtjet e dobëta për burimet gazetareske dhe transparencën e pamjaftueshme në lidhje me pronësinë dhe financimin e medias. Kjo është një thirrje për veprim të menjëhershëm.”, ka deklaruar Pavol Salzai i RFE.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
08/04/2026 - 19:34

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur, duke shtuar se shpreson që presidenti i ri të zgjedhet...

Më shumëDetails

Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?

Edhe sot në Kosovë nafta 1.45 euro centë, nga java e ardhshme 1.80
08/04/2026 - 19:24

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka deklaruar se rënia e fundit e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare ende nuk është reflektuar në Kosovë dhe se...

Më shumëDetails

Gashi: Zgjedhjet i konvenojnë të gjithëve përveç VV-së – Opozita ta propozojë Osmanin për presidente

Avokati Gashi thotë se duhet të kthehet dënimi me vdekje
08/04/2026 - 19:08

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se ende ka mundësi për arritjen e një marrëveshjeje politike brenda afatit rreth 20-ditor për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, duke...

Më shumëDetails

Prizren dy raste nga policia: Tre të dyshuar arrestohen në flagrancë – pronarit i kthehet ari e bizhuteritë – një person pranon së paku pesë vjedhje

Prizren dy raste nga policia: Tre të dyshuar arrestohen në flagrancë  – pronarit i kthehet ari e bizhuteritë – një person pranon së paku pesë vjedhje
08/04/2026 - 18:55

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njofton se sot hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të identifikojnë të...

Më shumëDetails

Driton Selmanaj reagon për faqen e re të Presidencës: I papranushëm injorimi i llogos që u bë në kohën e Rugovës

Selmanaj: Dëgjova se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
08/04/2026 - 18:39

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me fotografinë e profilit që është vendosur në llogarinë e re në “facebook” të faqes së Presidencës së Kosovës. Selmanaj...

Më shumëDetails

Ambasada japoneze për makiaton e Kosovës: Pse është kaq e mirë kudo?

Ambasada japoneze për makiaton e Kosovës: Pse është kaq e mirë kudo?
08/04/2026 - 18:23

Kultura e kafesë në Kosovë po vazhdon të tërheqë vëmendjen e të huajve, të cilët gjithnjë e më shpesh e cilësojnë makiaton si një nga përvojat më të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Specialja merr vendim për seancat në rastin e Thaçit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë