Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hykmete Bajrami: Qeveria po merr “haraç” nga qytetarët, absurde se çka po ndodh me çmimet e naftës

09/04/2026 - 13:27
në Kryesore, Lajme
A A
Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur absurde situatën me çmimet e naftës, duke theksuar se ato rriten menjëherë pas lajmeve ndërkombëtare, por nuk ulen edhe kur situata qetësohet.

Ajo për GazetaBlic akuzon naftarët dhe qeverinë për abuzim me qytetarët dhe shfrytëzim të krizës për të mbushur buxhetin.

“Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës. Në momentin që u raportua për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, çmimet e naftës në Kosovë u rritën në kohë reale, por edhe pse dje situata u qetësua dhe çmimet ranë në bursë, te ne çmimi mbeti i njëjtë. Pra, për t’u rritur çmimi mjafton një lajm, ndërsa për t’u ulur duhet kohë. Kjo nuk është logjikë tregu, ky është abuzim që po u bëhet qyetarëve nga naftarët dhe Qeveria, e cila po e shfrytëzon krizën për ta mbushë buxhetin”, thotë Bajrami.

Bajrami, thotë se problemet me çmimet nuk zgjidhen vetëm me caktimin e marzhave apo çmimeve tavan.

Ajo thekson se mungesa e vullnetit për uljen e taksave, menaxhimi i dobët dhe mungesa e masave konkrete po pengojnë stabilizimin e çmimeve.

“E kemi thënë disa herë se kjo nuk është çështje që Qeveria e zgjidhë duke caktu marzha dhe çmime tavan të cilat u dëshmua se s’mund t’i kontrolloj, problemi është shumë më i thellë sesa vetëm çmimi, është mungesa e vulletit për të ulë taksat, mungesa e menaxhimit dhe e analizës së të dhënave nga ana e Qeverisë, mungesa e masave konkrete të cilat do të kishin ndikim në stabilizimin e çmimit”, thotë Bajrami.

Bajrami, thotë se Qeveria nuk ka të dhëna bazike për sasinë e naftës në treg dhe çmimet reale të importit.

Ajo thekson se vendimmarrja e MINT-it nuk bazohet në të dhëna reale, por në reagime të vonuara dhe selektive, duke penguar stabilizimin e çmimeve.

“Sot, nuk ka të dhëna bazike: sa është sasia e naftës në tregun vendor në momentin kur rriten çmimet? Sa litra janë importuar me çmime më të ulëta dhe a po shiten ato litra me çmime më të rritura?Për shembull, pas uljes së çmimeve në bursat ndërkombëtare, Qeveria do duhej të dinte saktësisht: sa është stoku i naftës që ka hyrë para kësaj uljeje dhe me çfarë çmimi është blerë”.

“Por ky informacion nuk po përdoret fare nga ana e MINT edhepse ekziston në Doganë. Kjo tregon se vendimmarrja nuk bazohet në të dhëna reale të tregut, por në reagime të vonuara dhe selektive”, shton tutje Bajrami.

Tutje, ajo thekson se çdo litër naftë sot sjell të ardhura shtesë për qeverinë, duke e quajtur këtë “haraç” në emër të krizës, pasi qytetarët paguajnë më shumë sesa para krizës në tregjet ndërkombëtare.

“Për me tepër Qeveria kontrollon marzhat por refuzon të ulë TVSH-në dhe akcizën, dy komponentët kryesorë të çmimit. Sa më i lartë është çmimi Qeveria vetëm në Doganë inkason më shumë para, momentalisht për çdo litër naftë mbledhën 13 – 15 cent me shumë se para krizës në tregjet ndërkombtare, ky është haraçi që Qeveria po e merr në emër të krizës”

Bajrami thotë se Qeveria duhet urgjentisht:

“• Të krijoj një sistem ditor raportimi për stokun dhe çmimin e importit të naftës
• Të vendoset detyrim që çmimet në treg të reflektojnë në kohë të arsyshme, mos të shitet shtrejtë nafta që është importuar lirë dhe anasjelltas, të këtë sistëm të mbrojtjes fillimisht për konsumatorin dhe me pas edhe për tregtarin.
• Të rishikohen taksat: TVSH-ja dhe akciza, në asnjë mënyrë shteti të mos përfitoj nga qytetarët në emër të krizës”.

Sipas Bajramit, problemi nuk është mungesa e mekanizmave, por mungesa e vullnetit politik, pasi qeveria fokusohet në rritjen e buxhetit dhe jo në qytetarë.

“Sot problemi nuk është mungesa e mekanizmave, por mungesa e vullnetit politik, sepse Qeveria nuk e ka në fokus qytetarin e ka në fokus rritjen e buxhetit i cili më vonë do të përdorët për të blerë vota. Nafta është produkt që shkakton inflacion, andaj stabilizimi i çmimit të naftës është stopim i inflacionit, çdo ndihmë që Qeveria e jepë pas inflacionit vetëm ka me e ushqy këtë të fundit”, tha Bajrami për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ballafaqoj në gjykatë

Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ballafaqoj në gjykatë
26/05/2026 - 23:02

Ish-presidentja e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i ndjekë në rrugë ligjore deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas saj...

Më shumëDetails

Mblidhet Qeveria në detyrë: Ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

Mblidhet Qeveria në detyrë: Ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”
26/05/2026 - 22:42

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Sipas njoftimit të ZKM, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë 2 milionë...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit
26/05/2026 - 22:18

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka marrë mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit, raporton Gazeta Online Veriu.info. “Përkrahja dhe mbështetja e fuqishme që po marrim...

Më shumëDetails

Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje votash” – këto janë për përballje me inflacionin

Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje votash” – këto janë për përballje me inflacionin
26/05/2026 - 22:04

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se kritikët fillimisht shtesat i quanin si “vitra”,...

Më shumëDetails

Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap një fazë të re për integrimin

Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap një fazë të re për integrimin
26/05/2026 - 21:50

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria ka shënuar një hap të rëndësishëm për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këtë deklaratë, ajo e ka dhënë...

Më shumëDetails

Hargreaves mesazh politikanëve për sjelljen gjatë fushatës: Do ketë nevojë për marrëveshje pas zgjedhjeve

Hargreaves mesazh politikanëve për sjelljen gjatë fushatës: Do ketë nevojë për marrëveshje pas zgjedhjeve
26/05/2026 - 21:47

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga politikanët kosovarë që të punojnë bashkë për vendin dhe në frymën e kompromisit. Hargreaves tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    571 Shpërndaje
    Shpërndaje 228 Tweet 143
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë