Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

18 vjet nga miratimi, pse Kushtetuta e Kosovës nuk lexohet njësoj nga të gjithë

09/04/2026 - 14:27
në Kryesore, Lajme
A A
18 vjet nga miratimi, pse Kushtetuta e Kosovës nuk lexohet njësoj nga të gjithë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh në Gjykatë Kushtetuese, pasi dokumenti më i lartë juridik i vendit, që u miratua, më 9 prill 2008, sot nuk lexohet njëjtë nga të gjithë aktorët. A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?

E shkruar 18 vjet më parë, Kushtetuta e Kosovës, si akti më i lartë juridik, synon të përcaktojë rregullat e lojës politike.

Por, në Kosovë, loja shpesh është ndalur për t’u sqaruar në Gjykatën Kushtetuese.

Nga qershori i vitit 2025, deri në janarin e 2026-s, Kushtetuesja u përgjigj për pesë raste që lidheshin vetëm me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, shqyrtoi edhe tri raste të tjera për çështje politike gjatë muajit të kaluar.

Gjykata e shfuqizoi dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të kuvendit; e hodhi poshtë kërkesën e kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiu, rreth mospjesëmarrjes së deputetëve në seancën për presidentin dhe, shpalli të papranueshme kërkesën e Osmanit rreth emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pse kaq shumë raste në Kushtetuese?

A është kaq e paqartë Kushtetuta, apo po shfrytëzohet për qëllime politike mundësia për interpretime nga gjykata?

Në vlerësimin e njohësve të Kushtetutës, kjo nuk është çështje bardh e zi.

Visar Morina, profesor i së Drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta e Kosovës nuk është e paqartë në tërësinë e saj, por vlerëson se ka disa formulime më të përgjithësuara që prapë nuk janë arsyeja kryesore e numrit të madh të rasteve të dërguara në Kushtetuese.

Ai konsideron se një nga rrethanat që ndikoi në rritjen e rasteve për shqyrtim është fakti se Kushtetuta rregullon çështje fundamentale të shtetit, si formimi i institucioneve, kufizimi i pushtetit, kompetencat, afatet – norma këto që, sipas tij, në disa raste nuk kuptohen njësoj nga të gjithë politikanët.

“Kur mungon dialogu politik dhe kompromisi institucional, atëherë dilemat kushtetuese zhvendosen natyrshëm në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Morina, duke e quajtur veprim normal në demokraci kushtetuese.

Saktësia e gjuhës me të cilën shkruhet një kushtetutë vlerësohet se do të linte më pak hapësirë që rregullat e saj të interpretoheshin në mënyra të ndryshme.

“Kur dispozitat kushtetuese nuk janë mjaftueshëm të qarta, ato krijojnë natyrshëm mundësi për lexime të ndryshme nga aktorët politikë dhe institucionalë, duke rritur potencialin për konteste kushtetuese”, shprehet ai.

Por, interpretimeve nga gjykata, sipas profesorit Morina, nuk mund t’i shmangen plotësisht as kushtetutat e hartuara me shumë kujdes.

Në fund të fundit, interpretimi kushtetues është një funksion thelbësor i gjykatave kushtetuese, thotë ai.

Rrëzimi i ligjeve, presidentëve, qeverisë…

Përveç proceseve politike brenda institucioneve, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese para vetes patën edhe dhjetëra ligje të kuvendit për shqyrtim.

Trembëdhjetë prej tyre – ndër të tjera edhe Ligjin për byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme – që ishin miratuar nga deputetët në dhjetorin e 2024-s, ata i rrëzuan në fillimin e vitit 2026.

Gjykata tha se ligjet nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi gjeti se ishin shkelur rregullat për qeverisjen, ndarjen e pushtetit, vlerat, ushtrimin e funksionit, rregulloren e punës dhe komisionet kur deputetët i kishin miratuar ato në kuvend.

Përtej ligjeve, interpretimet kushtetuese në historinë politike të Kosovës kanë rrëzuar edhe presidentë e qeveri.

Më 2010, presidenti i atëhershëm, Fatmir Sejdiu, dha dorëheqje, pasi gjykata gjeti se ai shkeli Kushtetutën, duke mbajtur edhe postin e presidentit, edhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një vit më pas, gjykata rrëzoi nga posti i presidentit Behgjet Pacollin, pasi forma e zgjedhjes së tij kishte qenë jokushtetuese.

Më 2020 u rrëzua qeveria e Avdullah Hotit, pasi zgjedhja e saj u vlerësua jokushtetuese.

A duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës?

Profesori Morina thotë se ajo ka evoluar vazhdimisht, si përmes amendamenteve të shkruara, ashtu edhe përmes interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese, që më pas janë bërë precedent për rrethanat e ngjashme.

Sipas tij, se çfarë duhet ndryshuar varet nga prioritetet e shtetit dhe shoqërisë, si edhe nga faktorë të jashtëm, si procesi i integrimit evropian ose aspiratat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën më 9 prill 2008, ndërsa ajo hyri në fuqi dy muaj më pas.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon votim të dyfishtë: dakordim nga dy të tretat e të gjithë deputetëve dhe nga dy të tretat e deputetëve të komuniteteve pakicë. Pra, çdo ndryshim kërkon konsensus të gjerë.

Në një realitet ku Kushtetuta nuk lexohet njësoj nga të gjithë, Gjykata Kushtetuese mbetet shpesh vendi ku përfundojnë mosmarrëveshjet politike./Radio Evropa e lirë

JU REKOMANDOJMË

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Shpërthim në veri të Mitrovicës, policia jep detaje
19/10/2026 - 22:06

Një qytetar nga fshati Koretishtë i Novobërdës ka njoftuar Policinë pasi, duke kontrolluar gjërat e babait të tij të ndjerë, ka gjetur dy pistoleta, karikatorë dhe municion. Armët...

Më shumëDetails

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet
19/10/2026 - 21:47

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se protesta ka organizim nga persona që drejtojnë turmën se cilat objekte duhet të sulmojnë dhe dhe të djegin.Ai tha se nuk...

Më shumëDetails

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
19/10/2026 - 21:39

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e...

Më shumëDetails

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin
19/10/2026 - 21:14

Ish-komandanti dhe veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga Shqipëria Arjan Konomit, i cili ky i fundit i ka krahasuar protestat në Tiranë me luftën...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues
19/10/2026 - 21:12

Gazetari Lirim Mehmetaj  ka reaguar lidhur me qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se në këtë parti po e kuptojnë se...

Më shumëDetails

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht
19/10/2026 - 20:59

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë një reagim për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se “fillimisht kërkuan që ligji të votohej, e tani thonë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    491 Shpërndaje
    Shpërndaje 196 Tweet 123
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë