Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“18 vjet se kam parë djalin, është ardhë dhe u vra”, rrëfimet prekëse të familjarëve në 27-vjetorin e Betejës së Koshares

09/04/2026 - 14:34
në Lajme
A A
“18 vjet se kam parë djalin, është ardhë dhe u vra”, rrëfimet prekëse të familjarëve në 27-vjetorin e Betejës së Koshares
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot shënohehet 27-vjetori i Betejës së Koshares, një nga momentet më të rëndësishme të luftës për liri, ndërsa për shumë familje kjo ditë rikthen plagë që nuk janë shëruar kurrë.

Mes tyre është edhe nëna e dëshmorit Syjleman, e cila rrëfen se për 18 vjet nuk e kishte parë djalin e saj që jetonte në mërgim, për ta takuar më pas vetëm si të rënë në luftë.

Kujtimet e kësaj beteje mbeten të gjalla për familjarët e dëshmorëve, të cilët përmes rrëfimeve të tyre rikujtojnë sakrificën dhe dhimbjen, duke theksuar se humbja e më të dashurve vazhdon të jetë e rëndë edhe pas kaq vitesh.

“Unë 18 vjet se kam parë djalin, ka ardhë në Koshare është vrarë. 30 vite kemi ndejt veç ne me plakun, djemt në Gjermani. Për të s’kam dit kurgja, është ardhë është vrarë në Koshare te Ura e Shenjtë”, tha nëna e dëshmorit Syjleman, Qerime Shala.

Edhe Kumrije Mavraj, nëna e dëshmorit Milazim, foli për dhimbjen e humbjes së djalit, duke theksuar se ai ka lënë pas familjen e tij.

“Si nana për evlad ishalla ai për xhenet e ju përparoni tanë. Ka lënë dy djem e një çikë. Zor boll, po ishalla nuk sprovohet kush. Pak kanë bërë (shteti)”, tha ajo.

Ndërsa Ilaz Islami, vëllai i dëshmorit Xhemshir, tregoi se i ndjeri kishte ardhur nga Gjermania për t’iu bashkuar luftës.

“Vllau ka qenë në Gjermani me letra, e ka parë luftën qysh po zhvillohet ka edhe ka ardhë. Unë nuk di më shumë se ne kemi qenë në burg. Vllau ka qenë 24 vjeçar. Shteti me mujt me marrë masa pak më shumë me zbardh fatin e të gjithëve, pastaj është më lehtë për ne e për të gjithë”, tha ai.

Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizim me armatim dhe mbështetje logjistike.

Kjo betejë, që zgjati deri më 10 qershor 1999, u zhvillua në kushte të vështira dhe me një vendosmëri të lartë të luftëtarëve shqiptarë, ku mbetën të vrarë 114 ushtarë.

Thyerja e kufirit në Koshare pati rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt çlirimit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Përfaqësuesja e SHBA: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Presidenti Trump dhe populli amerikan po dëgjojnë me vëmendje

Përfaqësuesja e SHBA: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Presidenti Trump dhe populli amerikan po dëgjojnë me vëmendje
09/04/2026 - 17:48

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Tammy Bruce, ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë një të ardhme të sigurtë, pa...

Më shumëDetails

Konjufca në Këshillin e Sigurimit: Si t’i normalizojmë raportet me Serbinë, kur ata i trajnuan terroristët e Banjskës

Konjufca: UNMIK ka kryer mandatin në vendin tonë, Kosova e gatshme të kontribuojë për stabilitet në vende tjera të botës
09/04/2026 - 17:33

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka përmendur sulmin e Banjskës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Konjufca ka kërkuar llogaridhënie. “Raporti pamjaftueshëm përmend rastin në Banjskë në shtator...

Më shumëDetails

Konjufca: UNMIK ka kryer mandatin në vendin tonë, Kosova e gatshme të kontribuojë për stabilitet në vende tjera të botës

Konjufca: UNMIK ka kryer mandatin në vendin tonë, Kosova e gatshme të kontribuojë për stabilitet në vende tjera të botës
09/04/2026 - 17:25

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, në Këshillin e Sigurimit të OKB’së tha se mandati i UNMIK është kryer tashmë në Kosovë dhe se Kombet e Bashkuara resurset e...

Më shumëDetails

Gjuriqi me fraza propagandistike në Këshill të Sigurimit se si serbët po “vuajnë” në Kosovë

Gjuriqi me fraza propagandistike në Këshill të Sigurimit se si serbët po “vuajnë” në Kosovë
09/04/2026 - 17:14

Kreu i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë e roli i UNMIK-ut duhet të forcohet edhe më tej, duke kritikuar...

Më shumëDetails

Konjufca në OKB: Serbia të ballafaqohet me realitetin, ta njohë Kosovën e mos ta mbajë peng gjithë rajonin

Konjufca në OKB: Serbia të ballafaqohet me realitetin, ta njohë Kosovën e mos ta mbajë peng gjithë rajonin
09/04/2026 - 17:04

Kryediplomati Glauk Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB’së i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të mos e mbajë peng integrimin e...

Më shumëDetails

Drejtori i Psikiatrisë nën hetim për keqpërdorim detyre: Dyshohet se punoi në klinikë private gjatë kujdestarisë në QKUK

Drejtori i Psikiatrisë nën hetim për keqpërdorim detyre: Dyshohet se punoi në klinikë private gjatë kujdestarisë në QKUK
09/04/2026 - 16:47

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, po përballet me akuza të rënda për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilat tashmë janë duke u hetuar edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: Më ka lëpirë… (VIDEO)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë