Të gjitha anijet mund të lundrojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, por kjo duhet të koordinohet me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit.
Kështu tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters, duke shtuar se zhbllokimi i fondeve iraniane ishte pjesë e marrëveshjes.
Ministri i Jashtëm Abbas Araqchi shkroi në X se ngushtica ishte hapur pasi u arrit një marrëveshje armëpushimi në Liban, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se besonte se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin do të vinte “së shpejti”, megjithëse koha mbetet e paqartë, raporton Reuters.












