Figo komentoi ekipet e mbetura në gjysmëfinalet e turneut më prestigjioz evropian të klubeve.
Ai nuk e fshehu simpatinë e tij për Atletico Madridin. Portugezi deklaroi kategorikisht: “Nga ekipet që mbeten në gjysmëfinale, do të doja që, pavarësisht se kam luajtur te Real Madridi, Atletico të jetë në gjendje të fitojë Ligën e Kampionëve pas kaq shumë vitesh dhe finaleve të humbura.”










