Boksieri nga Kosova, Arigon Avdimetaj, ka shënuat debutimin e parë në arenën profesionale, duke kurorëzuar me fitore një rrugëtim të gjatë prej 70 ndeshjesh në boksin amator.
Në moshën vetëm 21-vjeçare dhe në kategorinë deri në 67 kilogramë, ai tregoi potencial të jashtëzakonshëm dhe pjekuri në ring.
Në përballjen e tij të parë si profesionist, Avdimetaj u ndesh me boksierin serb Momcilo Janjic, një duel që tërhoqi vëmendje të madhe.
Megjithatë, boksieri kosovar nuk la vend për dyshime, duke dominuar ndeshjen dhe duke e mbyllur atë në mënyrë spektakolare.
Fitorja erdhi në rundin e dytë, kur Avdimetaj arriti një knockout të pastër.
Arigon Avdimetaj kishte mbështetje të madhe në ring. Atje kishin shkuar ta shohin nga afër, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjenerali Nasim Haradinaj, reperi kosovar Gold Ag.
E mbeshtetjen më te madhe e mori nga vëllai i tij, boksieri kampion i Belgjikës Ari Avdimetaj.













