Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e madhe të UEFA Champions League.
Ndeshja në “Allianz Arena”, përfundoi me rezultatin 1:1, me golat e shënuar nga Ousmane Dembele dhe Harry Kane.
Ndryshe nga ndeshja e parë, sonte pamë vetëm dy gola të shënuar dhe rezultati i përgjithshëm është 5:6.
Kujtojmë që PSG-ja në finalen e Budapestit e luan ndaj Arsenalit, e cila eliminoi Atletico Madridin./IndeksOnline













