Sonte zhvillohet episodi i parë i finales së play-offit në Superligë të Kosovës.
Trepça, do të jetë nikoqir i Bashkimit në “Minatori”, ku do të përsëritet finalja e vitit të kaluar.
Në një postim të publikuar nga kampionët e Kosovës, njoftuan se të gjitha biletat janë shitur për këtë ndeshje, me “Torcidën” që po vazhdojnë t’i rrijnë besnik skuadrës së tyre.
Ndeshja kujtojmë se luhet në orën 19:30./IndeksOnline/













