Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se mbi 60% e kandidatëve për deputetë do të garojnë për herë të parë.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se janë njerëz të kualifikuar dhe vijnë nga komuna të ndryshme në Kosovë.
“Emra të rinj do të ketë dhe ndoshta 60% e tyre mund të garojnë për herë të parë”.
“Listat publikohen nesër, por ka edhe prurje të reja. Janë njerëz me kualifikime. Duhet të respektohet edhe gjeografia në përfaqësim”, ka thënë ai.














