Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka konfirmuar për IndeksOnlinen se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Hasani tha se kandidatura e tij ka ardhur si propozim nga struktura e degës në Prizren, ndërsa shtoi se beson që do të jetë pjesë e listës zyrtare të subjektit politik për këto zgjedhje. Ai po ashtu tha se nga dega e Prizrenit i janë dërguar qendrës 7 kandidatë.
“Jam propozuar nga dega e Prizrenit dhe besoj se do të jem pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit”, ka deklaruar Hasani për IndeksOnlinen.












