Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Detaje ekskluzive: Ky është 20-vjeçari kosovar i vrarë në Suedi, zbulohet historia e konfliktit mes dy familjeve

12/05/2026 - 14:46
në Lajme
A A
Detaje ekskluzive: Ky është 20-vjeçari kosovar i vrarë në Suedi, zbulohet historia e konfliktit mes dy familjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi ka tronditur familjen. I riu u privua nga jeta me thikë pas një përleshje në qendër të Kristianstad, fundjavën që shkoi.

Tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast tragjik tashmë janë arrestuar dhe dyshimet e para lidhen me një konflikt mes familjeve të viktimës dhe njërit prej të dyshuarve – të dyja shqiptare, që daton nga viti 2011.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë Suedeze në këtë rajon, për të marrë informacione të reja, por zyrtari për komunikim nuk e ka dhënë asnjë detaj meqë hetimi po vazhdon.

Megjithatë, Klani ka arritur ta konfirmojë se viktima që u vra të shtunën që lamë pas është Elion Veseli, me prejardhje nga Mitrovica.

Për vdekjen e tij akoma s’kanë njoftuar të afërmit dhe nuk dihet nëse do t’i jepet lamtumira e fundit në Kosovë.

Sipas informacioneve që dihen deri më tash, konflikti  mes dy familjeve ka nisur në vitin 2011 gjatë një turneu futbolli për fëmijë, kur një përplasje mes dy djemve 12-vjeçarë çoi në tensione dhe përleshje mes prindërve.

Që nga ajo kohë, raportimet thonë se mosmarrëveshjet mes familjeve kanë vazhduar ndër vite, me incidente të herëpashershme.

Viktima që humbi jetën të shtunën është vëllai i njërit prej djemve të përfshirë në konfliktin fillestar të vitit 2011, ndërsa një nga të arrestuarit dyshohet të jetë pjesëtar i familjes tjetër të përfshirë në atë ngjarje.

Informacionet janë konfirmuar edhe nga raportimet në mediat suede.

Fillimisht, thuhet se në janar 2011, në turneun e futbollit, rreth 30 persona morën pjesë në përleshjen që po përflitet, ku më pas dy burra dhe dy gra u hetuan për dhunë fizike, por çështja nuk përfundoi në gjyq.

Bulletin raporton se “Hasmëritë mes familjeve shqiptare janë një fenomen i njohur, por nuk ka asgjë që tregon se bëhet fjalë për familje kriminale. Disa nga personat e përfshirë gjenden në databazën juridike Verifiera, por me dy përjashtime bëhet fjalë për vepra të vogla penale.”

Një nga këto përjashtime lidhet me faktin se babai i njërit prej djemve 12-vjeçarë ishte dënuar më vonë po atë vit me tre vite burg, pasi në gjendje të dehur kishte thyer një shishe në kokën e një burri tjetër, rast ky që u cilësua si tentim vrasje.

Më vonë, më 30 dhjetor 2014, tutje thuhet se dy djemtë u takuan sërish për ndeshje tjetër dhe dyshohet se pati sërish përplasje.

Madje, është publikuar edhe dëshmia e njërit prej djemve, që Bulletin njofton se ishte i përfshirë njëri prej prindërve të djemve, që më vonë u dënua.

“Ai kishte topin në sulm dhe e kaloi…[NN2]. [NN2] pastaj e kapi për bluze dhe i tha diçka në shqip që e përkthyer në suedisht do të thotë afërsisht ‘q*** nënën tënde’. Kur [NN1] u kthye, [NN2] e goditi. [NN1] reagoi duke e shtyrë [NN2]. Ai nuk bëri më asgjë ndaj [NN2], por gjyqtari ndërhyri dhe i ndau. Pikërisht kur gjithçka u qetësua, erdhi [babai i NN2] dhe e goditi me një grusht të fortë në hundë”.

Babai i njërit prej tyre raportohet se ishte vetë trajner futbolli, por u largua pas një tjetër përleshjeje gjatë një ndeshjeje në Skåne në vitin 2015.

Ndërsa në dhjetor 2023 ndodhi një aksident jashtë Kristianstadit, që çoi në një përleshje të madhe ku dy persona u dërguan në spital dhe tre persona u arrestuan nga policia.

“Policia dyshoi për një “përplasje të qëllimshme” dhe të dy familjet armiqësore u përmendën edhe atëherë.”

JU REKOMANDOJMË

Raportohet se është lënë jashtë top 10-shes në LDK, vjen reagimi i Hotit

Hoti: Në Qeverinë Kurti ndikimi në ekonomi gati zero
12/05/2026 - 16:19

Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimit të mediave se ka mbetur jashtë top 10-shes së listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ish-deputeti tha se numri i vetëm...

Më shumëDetails

Tërhiqet nga gara për deputet një nga figurat qendrore të AAK-së

AAK-ja, Kurtit: Na trego qysh u zhdukën mielli, paratë për energji dhe mostrat e Deharit
12/05/2026 - 16:11

Ish-deputeti i AAK-së dhe ish-ministri, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 Qershorit në listën e Aleancës për Ardhmërinë e...

Më shumëDetails

IKSHPK: Për një muaj janë konfirmuar 14 raste të fruthit, vaksinoni fëmijët – rreziku për komplikime është serioz

IKSHPK: Për një muaj janë konfirmuar 14 raste të fruthit, vaksinoni fëmijët – rreziku për komplikime është serioz
12/05/2026 - 16:02

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në periudhën 16 prill – 12 maj 2026, në Kosovë janë konfirmuar katërmbëdhjetë raste të fruthit, dhe se,...

Më shumëDetails

Sot dorëzohen listat: Çfarë lëvizje e prurje pamë te partitë për zgjedhjet e shpejta të 7 qershorit

Sot dorëzohen listat: Çfarë lëvizje e prurje pamë te partitë për zgjedhjet e shpejta të 7 qershorit
12/05/2026 - 15:59

Zgjedhjet e reja, të tretat brenda rreth një viti e gjysmë po afrohen dhe partitë kanë bërë lëvizjet e tyre të fundit përpara fushatës. Listat e kandidatëve për...

Më shumëDetails

Sulmoi një person, arrestohet i dyshuari në Skenderaj – Policia i sekuestron pistoletë me gaz e fishekë

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
12/05/2026 - 15:53

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Skenderaj është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, I arrestuari, dyshohet...

Më shumëDetails

Këta janë ish-deputetët më aktiv në Kuvend sipas raportit të IKD-së

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
12/05/2026 - 15:43

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një raport përmes të cilit është bërë një analizë e funksionimit të Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj legjislature, duke trajtuar mënyrën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund

    Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Detaje ekskluzive: Ky është 20-vjeçari kosovar i vrarë në Suedi, zbulohet historia e konfliktit mes dy familjeve

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë