Paris Saint-Germaini ka nisur zyrtarisht kontaktet me Atlético Madridin për të siguruar transferimin e sulmuesit argjentinas, Julián Álvarez.
Klubi francez e konsideron lojtarin si një nga objektivat kryesorë për repartin ofanziv dhe, sipas mediave franceze, parisienët janë të gatshëm të bëjnë një investim gjigant gjatë afatit kalimtar të verës.
Megjithatë, Atlético nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e saj, duke e vlerësuar kartonin e Álvarezit me një shifër që e kalon vlerën e 150 milionë eurove. Drejtuesit madrilenë e shohin argjentinasin si një element kyç të projektit të tyre afatgjatë dhe nuk janë të hapur për negociata pa një ofertë rekorde.
Nga ana tjetër, PSG-ja po monitoron me kujdes situatën, e shtyrë edhe nga pëlqimi i madh që trajneri Luis Enrique ka për profilin e ish-sulmuesit të Manchester Cityt. Ky interesim i kampionëve të Francës nuk është i rastësishëm dhe as i ri, pasi ata kishin tentuar ta transferonin lojtarin edhe më parë.













