Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka bërë të ditur se do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Shala, i cili mungoi në tubimin e “bashkimit” të LDK-së të shtunën, tregoi edhe kandidatët tjerë nga qyteti i Pejës që do të jenë në listën për për deputetë.
Ai falënderon degën për propozimin derisa para pak ditësh injoroi tubimin e Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut.
“Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës! Në bazë të propozimit të Degës së Pejës, në zgjedhjet e 7 qershorit, do të jem kandidat për deputet. Falënderoj kolegët e degës sime për propozimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme. Nga dega jonë, në këtë garë do të jenë edhe: Sadri Berisha, Besa Gaxherri, Arben Gashi, Naser Gega, Jeton Kelmendi dhe Diellza Bakraçi. Na priftë e mbara!”, thuhet në postimin e tij.













