Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit në Zvicër, Korab Rashiti, ka thënë se ka një parti që nuk duhet të votohet në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, e ajo sipas tij është LDK, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kjo sipas tij pasi aty është krijuar një strukturë e mbyllur klienteliste, një lloj mafie politike ku interesat personale, grupet e brendshme dhe pazaret për pushtet kanë zëvendësuar vizionin politik dhe interesin qytetar.
Postimi i plotë i tij:
Ka një parti që, sipas meje, nuk duhet të votohet: LDK-ja.
Në krye të saj është krijuar një strukturë e mbyllur klienteliste, një lloj mafie politike ku interesat personale, grupet e brendshme dhe pazaret për pushtet kanë zëvendësuar vizionin politik dhe interesin qytetar.













